Investimet/ Miratohet lista e zonave me përparësi turizmin nga veriu në jug

Investimet/ Miratohet lista e zonave me përparësi turizmin nga veriu në jug

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar dhe shpallur dje zonat me përparësi zhvilllimin e turizmit në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. KKT ka zhvilluar dje mbledhjen e radhës duke miratuar një numër rekord vendimesh: 28 të tillë.

Turizmi
Do të jenë 16 zonat me përparësi turizmin. Në të cilat përfshihet, në radhë të parë, i gjithë brezi bregdetar nga veriu në jug. Por edhe liqene, zona malore, etj.

Sa më poshtë vijon lista e tyre: Brezi bregdetar, Parku natyror i Alpeve, Parku natyror Korab-Koritnik, Belshi, Liqenet e Ohrit dhe Prespës, Liqeni i Shkodrës, Liqeni i Ulzës, Lugina e Vjosës-Zagoria, Parku natyror Lurë-Dejë, Dajt-Bizë-Martanesh-Krastë, Mali i Tomorrit, Kanionet e Osumit, Nivica, Shebenik-Jabllanicë, Vargmali i Moravës dhe Zona e Rinasit.

Në përputhje me legjislacionin përkatës, këto zona të të kenë përparësi në ndihmën nga shteti me infrastrukturë, furnizim me energji, investime, etj.

Nga ana tjetër, janë përcaktuar edhe plane për zona me rëndësi kombëtare: Plani për Zonën me Rëndësi Kombëtare mes Lagunës së Karavastasë dhe lumit Seman, si dhe është marrë vendimi për hartimin e Planit të Detajuar për Zonën e Rëndësisë Kombëtare Drilon–Tushemisht.

Ndërkohë, gjithnjë me objektiv turizmin, është dhënë leja për rikualifikimin në zonën urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë, restaurimin e monumenteve të kulturës dhe rikonstruksion i objekteve të tjerë ekzistues, si dhe ajo për rikualifikimin e bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës, rikualifikimi i qendrës së Shirokës dhe restaurimi i fasadave ekzistuese Shirokë.

Energjia
Sa u përket investimeve nga ndërmarrje publike për energjinë elektrike, janë dhënë disa leje. Konkretisht: Leje Ndërtimi për objektin: “Nënstacion 110/35/20 kV Arras dhe linjë elektrike 110 kV”, Bashkia Dibër”; Leje Ndërtimi për objektin: “Rrjeti shpërndarës 20 kv nga Nënstacioni 110/20 kv Fieri i Ri Fiderat 10 deri 12 dhe Nënstacioni 110/20 kv Fieri 2 Fiderat M1 deri M10, në Bashkinë Fier”; Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i dy fiderave të ri kabllorë fideri F9 dhe fideri F10 me izolacion 20kv, kabinat, rrjeti TU me kabllo me vetëmbajtje ABC nga Nënstacioni” dhe Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i rrjetit 20kv në Vrrinë, me kabina të reja dhe rrjet TU” në Bashkinë Durrës.

Sa u përket investimeve private, janë dhënë leje ndërtimi për tetë hidrocentrale, konkretisht hidrocentrali “Plepi”, në përroin e Plepit, komuna Oshtun, Bashkia Bulqizë; “MIVAS”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Tomorricës, Bashkia Gramsh dhe Bashkia Skrapar; “MIVAS 1”, me vendndodhje në ujrat e lumit të Tomorricës, degë e lumit Devoll, Bashkia Skrapar; “Polemi”, në pellgun ujëmbledhës mbi tre degëzimet e përroit të Neshtës, degë e Zallit të Kostenjës, Bashkia Librazhd; “Vardari”, në përroin e Vardarit dhe të Valit, degë e përroit të Zallit të Kostenjës, Bashkia Librazhd; “Thanza”, në ujrat e përroit të Kalimashit, i cili derdhet në Liqenin e Fierzës, Bashkia Kukës; “Prevalli”, në përroin e Zallit të Kostenjës, degë e zallit të Lunikut me derdhje në lumin Shkumbin, fshati Prevall, Bashkia Librazhd dhe “Kaçinar”, me vendndodhje në lumin Shpërdhazë, komuna Kaçinar, Bashkia Mirditë.

Objektet
Janë dhënë leje Zhvillimi edhe për zonën e Bulevardit, Parkut Qendror dhe Lumit të Tiranës dhe leje ndërtimi për Urën e Drojës në Thumanë. Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit është dhënë nga Këshilli Kombetar i Territorit edhe për objektin: “Ndërtimi i Portit MBM, me vendndodhje në Porto Romano, Bashkia Durrës”.

Zonat prioritare për zhvillimin e turizmit
Brezi bregdetar

Parku natyror i Alpeve

Parku natyror Korab-Koritnik

Belshi

Liqenet e Ohrit dhe Prespës

Liqeni i Shkodrës

Liqeni i Ulzës

Lugina e Vjosës-Zagoria

Parku natyror Lurë-Dejë

Dajt-Bizë-Martanesh-Krastë

Mali i Tomorrit

Kanionet e Osumit

Nivica

Shebenik-Jabllanicë

Vargmali i Moravës

Zona e Rinasit

Vendimet e miratuara në KKT
Master-Plani Kombëtar për Sektorin e Gazit

Plani për Zonën me Rëndësi Kombëtare mes Lagunës së Karavastasë dhe lumit Seman

Nisma për hartimin e Planit të Detajuar për Zonën e Rëndësisë Kombëtare Drilon–Tushemisht

Leje Zhvillimi për zonën e Bulevardit, Parkut Qendror dhe Lumit të Tiranës

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks i Ri Rezidencial i Stafit Diplomatik të Ambasadës së Kuvajtit”

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Urës së Drojës”, Thumanë

Leje Ndërtimi për objektin: “Nënstacion 110/35/20 kV Arras dhe linjë elektrike 110 kV”, Bashkia Dibër”

Leje Ndërtimi për objektin: “Rrjeti shpërndarës 20 kv nga Nënstacioni 110/20 kv Fieri i Ri Fiderat 10 deri 12 dhe Nënstacioni 110/20 kv Fieri 2 Fiderat M1 deri M10, në Bashkinë Fier”

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i dy fiderave të ri kabllorë fideri F9 dhe fideri F10 me izolacion 20kv, kabinat, rrjeti TU me kabllo me vetëmbajtje ABC nga Nënstacioni”

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i rrjetit 20kv në Vrrinë, me kabina të reja dhe rrjet TU” në Bashkinë Durrës

Leje Zhvillimi për rikualifikimin në zonën urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë, restaurimin e monumenteve të kulturës dhe rikonstruksion i objekteve të tjerë ekzistues

Leje Zhvillimi për rikualifikimin e bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës, rikualifikimi i qendrës së Shirokës dhe restaurimi i fasadave ekzistuese Shirokë

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Godinës së ish Kirurgjisë, në Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli”, Bashkia Elbasan”

Leje Ndërtimi për objektin: “Estakada me tunelin që lidh Repartin e Kirurgjisë së Vjetër me Repartin e Kirurgjisë së re”, në Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli” Elbasan

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikimi i ndërtesave të Universitetit Politeknik të Tiranës”

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Plepi”, në përroin e Plepit, komuna Oshtun, Bashkia Bulqizë

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “MIVAS”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Tomorricës, Bashkia Gramsh dhe Bashkia Skrapar”

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “MIVAS 1”, me vendndodhje në ujrat e lumit të Tomorricës, degë e lumit Devoll, Bashkia Skrapar

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Polemi”, në pellgun ujëmbledhës mbi tre degëzimet e përroit të Neshtës, degë e Zallit të Kostenjës, Bashkia Librazhd

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Vardari”, në përroin e Vardarit dhe të Valit, degë e përroit të Zallit të Kostenjës, Bashkia Librazhd

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec “Thanza”, në ujrat e përroit të Kalimashit, i cili derdhet në Liqenin e Fierzës, Bashkia Kukës

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Prevalli, në përroin e Zallit të Kostenjës, degë e zallit të Lunikut me derdhje në lumin Shkumbin, fshati Prevalli, Bashkia Librazhd”

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e hidrocentraleve “Kaçinar”, me vendndodhje në lumin Shpërdhazë, komuna Kaçinar, Bashkia Mirditë”

Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Portit MBM, me vendndodhje në Porto Romano, Bashkia Durrës”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Remsi: 06/08/2021 13:42

    Po parkun kombetar Bredhi i Hotoves Permet, apo e ka lene per hashash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja