Investimet mjedisore për Mesdheun kalojnë nga Shqipëria

Investimet mjedisore për Mesdheun kalojnë nga Shqipëria

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, gjatë Samitit Global të Klimës, 2019

Nëse ka dy çështje globale vërtetë të rëndësishme, janë ato mjedisore dhe klimaterike. Për herë të parë Shqipëria e ka rastin të marrë vendime që do t’i përcaktojnë politikat rreth tyre.

Fondi Global Klimatik Ndërkombëtar, është një projekt ndërshtetëror me një synim të vetëm: menaxhimin e risqeve klimatike dhe mjedisore që hasin vendet në zhvillim.

Ky projekt, do të jetë nën kujdesin e një emri shqiptar, atë të Ornela Çuçit. Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, do ta drejtojë gjithë politikën e përzgjedhjes së rajonit mesdhetar.

Shqipëria, do të jetë konkretisht pika kyçe lidhëse, midis dy kontinenteve, Evropës dhe Azisë. Mbi të gjitha, nga një vend i vogël, do të kalojnë vendimmarrje me rëndësi globale.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi

Ky fond vjen si krijimin i një situate post-marrëveshjes së Parisit, mbi ndryshimet klimatike. Vetë qasja pro mjedisore e Presidetit të ri të SHBA-së, Joe Biden, i jep rëndësi të veçantë këtij fondi dhe rolit që Shqipëria do të luajë, nëpërmjet drejtimit të Çuçit.

Projekti është cilësuar si shumë i vogël për t’u financuar nga institucionet botërore dhe shumë i madh për t’u financuar nga organizatat jofitimprurëse. Ndaj, investimet, do të jenë në formë donacionesh.

Pse është i rëndësishëm për Shqipërinë?

“Shqipëria është vendi më i prekur në Evropë nga ndryshimet klimatike”, ka thënë për Albanian Post vetë zëvendësministrja. “Në këtë trevjeçar, është punuar fort nga ministria për përshtatjen e legjislacionit me marrëveshjen e Parisit”.

Sipas Çuçit, e gjithë kjo, “tregon përkushtimin e Qeverisë shqiptare në proceset klimatike”. “Kjo, na ka bërë të marrim angazhime më serioze në rajon”, pohon ajo.

Shqipëria, do ta zhvendosë rolin e saj nga një kontekst ballkanik, në një koncept mesdhetar. Investimet tërësore të mekanizmit pritet të jenë nga 750 milionë deri në 5 miliardë euro. Ky portofol, është domethënës, mbi të gjitha, i menaxhuar nga një shqiptare, e cila drejton mekanizmin e shpërndarjes së projekteve.

Shqipëria, në fakt, do të jetë vendi i parë që përfiton konkretisht nga ngjizja e këtij misioni. Veçantia e projektit, është se paratë injektohen në biznese. Kështu, ato do të mund të vetëkrijojnë një mbrojtje mjedisore aq të nevojshme për atmosferën kimike që po mbështjell globin.

Nëse investohet si duhet në kompanitë shqiptare, ato mund të ndihmojnë drejtpërdrejtë në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit. Ky do të ishte një impakt direkt mbi mirëqenien dhe jetesën e shqiptarëve.

Gjigandi i energjisë së ripërtëritshme, Pegasus, është i përfshirë në mekanizëm. Projekti R20, i cili përfshin 20 rajone gjeografike të fokusuara në mbrojtjen mjedisore, gjithashtu.

Në tërësi, parashikohet të shmanget emetimi i 77.6 milionë tonë CO₂. Ndërkohë që për vizionin, meritat nuk do të jenë shqiptare, për implementimin dhe menaxhimin, po.

Zyrtarizimi i fillimit të punës, pritet të jetë në samitin e IUCN-së, në shtator.

Aty, Shqipëria do të ketë zërin e saj, atë të Ornela Çuçit, i cili do jetë si rrallëherë jo thjesht pjesëmarrës, por drejtues.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon