Investimet në infrastrukturë, Autoritetit Rrugor: Realizimi 107%

Buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar për investime në infrastrukturë është realizuar në masën 107%. Në një intervistë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Dashamir Xhika, thekon se investimet më të mëdha janë bërë për mbylljen e projekteve prioritare, që deri më tani kanë qenë shqetësim për qytetarët.

Por, për shkak të infrastrukturës së keqe të trashëguar ndër vite dhe fondeve të pamjaftueshme në dispozicion, ka ende projekte shumë të rëndësishme që janë në proces. Buxheti për rrugët gjatë vitit 2015 ka qenë në vlerën 9.2 miliardë lekë, ndërsa 4.2 miliardë janë shtesë e bërë së fundmi.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu