Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari e bashkisë, Qazim Sejdini inspektuan përfundimin e punimeve në rrugën “Abdyl Daiu”, në lagjen “5 Maji" në Elbasan.
Sipas Ballës, ndërtimi i kësaj rruge i vjen në ndihmë qindra banorëve të zones, të cilët për vite me radhë vuanin mungesën e infrastrukturës.
Para një viti ishim në këtë lagje ku pjesa më e madhe e banorëve i paraqitën kryetarit të Bashkisë kërkesën për të ndërtuar rrugën. Këtu nuk bëhet fjalë për rikonstruksion, por për një rrugë tërësisht të re, e ndërtuar me të gjithë standardet që përfshin kanalizimet e ujërave të zeza, ujit të pijshëm, ndriçimin, i njëjtë me qendrën e qytetit.
Taulant Balla
Gjithashtu Balla falenderoi banorët që u treguan bashkëpunues, duke spostuar avllitë e tyre për të lejuar zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e trotuareve.
Po në lagjen “5 Maji” do të fillojë puna me ndërtimin e dy rrugëve të reja, ku përsëri do të doja që bashkëpunimi bashki-komunitet të ishte i njëjtë.
Taulant Balla
Gjithashtu gjatë takimi me banorët e zonës, Balla bisedoi edhe për shqetësimet dhe problemet e tyre, në kuadër edhe të një procesi llogaridhënie, i cili tashmë ka nisur.