Investimet në Elbasan, Kreu i PD
përplaset me kryetarin e Bashkisë

Investimet në Elbasan, Kreu i PD<br />përplaset me kryetarin e Bashkisë
ELBASAN - Partia Demokratike në Elbasan ka ngritur një lum akuzash mbi cilësinë e investimeve në këtë qytet. Kryetari i Partisë Demokratike Aurel Bylybashi zgjodhi një nga rrugët ende te papërfunduara në qytetin e Elbasanit, bulevardin Qemal Stafa për të akuzuar kryeministrin dhe kreun e bashkisë Sejdini për cilësi të dobët të punimeve.

Ai u shpreh rrugëve të rilindjes ju doli jo vetëm boja por edhe asfalti. Sipas tij në qytetin e Elbasanit u kryen punime skandaloze thjesht për të mbushur xhepat e investitorëve dhe pasojat e vuajnë qytetarët.
 
“U bënë ditë që qytetarët e Elbasanit po kalojnë në këtë rrugë të re të Rilindjes, por që në kaq pak ditë i ka dalë jo vetëm boja e vijëzimeve por edhe asfalti. As investimet me taksat tona ata nuk i bëjnë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, por për të mbushur xhepat e tyre.” tha kreu i PD-së Elbasan

Ndërkohë kreu i Bashkisë ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryetarit të PD. Sejdini tha se Bylykbashi është shakaxhi i madh pasi nuk ka parë dhe nuk i sheh dot investimet që janë bërë në qytetin e Elbasanit vitin e fundit kur për 8 vjet qeverisje të PD Elbasani nuk mori asnjë investim.

“Mos i merrni për të vërteta ato që thotë Kryetari i PD-së Elbasan sepse ai është shakaxhi. Harron që për 8 vjet rresht nuk dhanë asnjë lekë për Elbasanin, dhe në këto dy vite Elbasani është zhvilluar dhe do të vazhdojë të zhvillohet.” tha kryebashkiaku Qazim Sejdini.

Sejdini u shpreh se shumë shpejt kryeministri do të jetë në Elbasan për nisjen e investimeve të rëndësishme.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë