Investimet në turizëm/ Shtyhet me 5 muaj kalimi në sitë i pronave në bregdet

Investimet në turizëm/ Shtyhet me 5 muaj kalimi në sitë i pronave në bregdet

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot disa ndryshime në vendimin për ngritjen e Task Forcës për evidentimin e pasurive të paluajtshme shtetërore gjatë bregdetit me qëllimin investimin në turizëm.

Në pikën e parë të ndryshuar që është miratuar sot theksohet se Task-Forca monitoron, mbikëqyr dhe ndjek në kohë reale të gjitha ndryshimet, përditësimet, regjistrimet si dhe çdo veprim tjetër të kryer nga organet shtetërore në lidhje më pasuritë e paluajtshme shtetërore, të cilat ndodhen brenda fashës 1.5 km nga vija bregdetare.

Në pikë dy evidentohet se institucionet duhet të vënë në dijeni Task-Forcën në lidhje me të gjitha zhvillimet dhe ndryshimet që do të ndodhin në statusin juridik të pasurive të paluajtshme shtetërore përgjatë vijës bregdetare.

Gjithashtu është shtyrë edhe me 5 muaj evidentimi i pasurive. Task-Forca ishte parashikuar që të funksiononte dhe realizonte detyrat e përcaktuara deri në datën 31 korrik 2019, ndërkohë që është shtyrë deri në datën 31 dhjetor 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 25/07/2019 18:01

    E SHKATARRUAT BREGDETIN MOR KATUNARE INJORANTE,,,,, e keni bere bregdetin ne ate fare derexheje sa te vjen turp te shkosh ne plazh,,,.....////NE plazh duhen shembur pothuajse te gjitha pallatet ,NGA TEUTA E DERI NE QERRET ,,,dhe te ndertohen hotele dhe resorte ,,,kur katunaria hipen ne pushtet,,,atdheu eshte ne rrezik,,..//[ QAZIM MULLETI,,... ]]]

    Përgjigju
    • navy: 26/07/2019 07:30

      bla, bla, bla, Tokes Mafia: Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Kosovo Mafia

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?