Investimet tek 'Bregu i Lumit', Veliaj: Mbajtëm premtimin që i bëmë banorëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti, Sadri Abazi, inspektoi punimet që po kryhen në rrugën “Njazi Meka” në Njësinë nr.4, ndërsa theksoi se ndryshimi në këtë pjesë të Tiranës është i madh.

Megjithëse është një vapë jashtëzakonshme, i jashtëzakonshëm është mundi i atyre që po punojnë për të sjellë Tiranën në terezi, përpara se njerëzit të kthehen nga pushimet. Jemi sërish në njësinë 4, një njësi e cila për faktin që ishte pjesë e Bregut të Lumit, për faktin që kishte shumë zona informale, konsiderohej një llaf i pistë në Tiranë. Sot e kemi ndryshuar këtë realitet. Bregu i Lumit jo vetëm është sinonim i shkollave, kopshteve, çerdheve të reja por i shumë prej blloqeve që po transformohen dhe mesazhi që duam të japim, nuk ka rëndësi nëse je kuksian, apo nëse je sarandiot; nëse je dibran apo përmetar. Kush jeton në Tiranë do trajtohet si kryeqytetas.

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës

Më vjen mirë sot që një lagje e cila ka banorë që në 30 vitet e fundit kanë ardhur për të kërkuar një jetë më të mirë në Tiranë, sot realisht kanë marrë jetën që kanë kërkuar. Pra duke vënë këtë infrastrukturë, me rrugët, me trotuaret për fëmijët, me ndriçimin, me ujësjellësin e gjithë kanalizimet, kemi sjellë realisht të njëjtin standard tek Bregu i Lumit, që është edhe në lagjet e tjera të Tiranës. Sigurisht që ka ende shumë punë për të bërë. Sot kemi prekur 5 blloqe masive, 32 rrugë. Ka plot të tjera për të bërë por më vjen mirë që e kemi mbajtur këtë premtim, ende pa mbaruar mandatin në Bashki. Kemi qenë këtu dhe e kemi premtuar këtë bllok në fushatë dhe pas 3 vitesh, lagjia nuk dallohet më.

Erion Veliaj,  kryebashkiak

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se investimi i ka rritur gjitha vlerën pronave në këtë zonë, ndërsa falënderoi banorët për bashkëpunimin që kanë treguar për ti hapur rrugë një projekti me të gjitha standardet. Ndërsa deputeti Sadri Abazi falënderoi Bashkinë e Tiranës që bëri të mundur një transformim kaq të madh dhe që para tre vitesh as që mund të mendohej se do të ndodhte.

Tre vite më parë bashkë me Erion Veliajn e shëtitëm të gjithë këtë zonë, takuam qindra qytetarë të cilët ishin mosbesues që kjo zonë do të ndryshohej me ardhjen e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës. Sot pas tre vitesh habitemi edhe ne që ishim bashkë me ekipin e Erion Veliajt për këtë punë të jashtëzakonshme dhe për këtë ndërhyrje masive që është bërë në këtë pjesë të Tiranës që kishte emrin Tiranë por që nuk mund të konsiderohej qytet ku jetojnë qytetarë të ndershëm edhe të sjellshëm të kësaj njësie. Ja ku jemi, ja ku janë dhe faktet, ja fjala e mbajtur dhe unë them që në këtë zonë Erion Veliaj do të marr jo vetëm votat e të majtës, por votat e tërë qytetarëve të kësaj njësie për të vazhduar punën e tij në mirë qeverisjen e qytetit të Tiranës.

Sadri Abazi, deputet

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 24/08/2018 16:58

    Shiko Rr F.Plaku..,se s"ke Trotuare per Kembesoret..,shtyji muret e Paligjshme qe kane zaptuar trotuarin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje