Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes rrjetit të saj social Facebook, ka publikuar një video nga materniteti i ri i Korçës.

Ministrja në videon e publikuar është shprehur se kushtet në maternitet janë fantastike dhe se është e kënaqur me ekipin mjekësor.

“Kushtet në maternitet janë fantastike dhe jam e kënaqur që ekipi këtu është një ndër më të dalluarit që kemi, si kudo në të gjithë vendin”, u shpreh Manastirliu.

Ajo në postimin e saj shkruan se ky është një ndër investimet më të rëndësishme të qeverisjes socialiste për qarkun e Korçës, me standard të lartë  e cilësi shërbimi të garantuar për nënat e reja dhe të porsalindurit.

“Do të vijojmë pa u ndalur me super investimet në maternitetet e Lezhës, Beratit, Kukësit e Tiranës”, shkruan Manastirliu në fund.