Pas nënshkrimit dhe miratimi në Kuvend të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe i hapet rruga tranformimit të Portit të Durrës, në të cilin pritet të realizohet një ndër investimet më të mëdha që do ta transformojë totalisht
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton sot se sipas masterplanit të hartuar nga Qeveria Shqiptare, porti i mallrave do të rialokohet në zonën e Porto Romanos, ndërkohë që porti aktual do t’i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë, i cili do t’a kthejë atë në një port turistik.
E pranishme ditën e sotme në një inspektim në Portin e Durrësit, ministrja Belinda Balluku, deklaroi se tha se ka ardhur momenti që ky port të marrë rëndësinë që i takon, ndërsa e cilësoi investimin që pritet të nisë, me ndikim të madh jo vetëm në ekonominë lokale të qytetit, por edhe atë kombëtare.
“Synimi i Qeverisë është që Durrësi, sidomos edhe pas tërmetit të 26 nëntorit, të kthehet në një qytet turistik me vlerë të madhe jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Kështu që ne shumë shpejt do nisim nga puna. Kemi dizenjuar disa hapa të cilat janë të rëndësishme, duke filluar nga rialokimi i portit komercial aktual dhe deri tek nisja e projektit, pra të ballinës ujore, por edhe të basenit, i cili do të kthehet në një marinë për jahtet”, u shpreh Balluku.
Duke vlerësuar si shumë të rëndësishme të dy projektet, si ai për rialokimin e portit ashtu dhe për kthimin e portit aktual në një port totalisht turistik, ministrja Balluku njoftoi se porti i ri i Durrësit do të lidhet me zonën e Porto Romanos, e klasifikuar si një zonë e lirë ekonomike, me një linjë hekurudhore e cila do të lehtësojë lëvizjen dhe qarkullimin e mallrave.
“Rialokimi i portit sigurisht na jep mundësi ne që të risim kapacitetet. Porti i ri do të nisë dhe do të ndërtohet mbi bazën e një parashikimi të volumeve të 10-vjeçarit të ardhshëm dhe duke lënë hapësira për më pas, për dekadat e tjera për të pasur zhvillim. Ky është elementi i parë. Element i dytë është që porti i ri i Durrësit do të ketë një zonë të lirë ekonomike, e cila ndodhet në Spitallë. Ne kemi lënë një pjesë të kësaj zone në dispozicion për zonën ekonomike. Gjithçka që do të ndodhë në Durrës nga ky moment e tutje do jetë një sfidë e madhe për të gjithë ne, pasi flitet për projekte shumë të mëdha, që të dyja, edhe rialokimi i portit edhe pjesa e ballinës ujore dhe marinës”, theksoi Balluku.
Në këtë takim ministrja Ballaku ka qenë e shoqëruar nga deputetja, Milva Ekonomi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu.
Referuar masterplanit, Drejtori Vëngu sqaroi se pavarësisht zhvendosjes së portit në zonën e Porto Romanos, terminali i pasagjerëve do të vijojë të qëndrojë në po të njëjtin vend.
Për deputeten Milva Ekonomi projektet që po planifikohen të zbatohen në Durrës, në kuadër edhe të procesit të rindërtimit, synojnë ta kthejnë këtë qytet në një ndër më të rëndësishmit sa i takon zhvillimit të turizmit.
Congratulations on the new projects,but please take time and and plan it right so that can be done right within all standards for now and possible expansion in the future, thanks and wish the best
PërgjigjuEshte e drejte qe Durresit ti kthehet vemendja per investime, por zhvillimi i turizmit znj.ministre fillon qe ke gjerat me minimale sic jane tabelat e rrugve, sinjalistika dhe parkingjet. Ne durres po reduktohen dhe ato pak vende parkimi ne krah te rruges, kshtuqe perpara se te bejme thirrje turisteve te na vizitojne, le ti krijojme lehtesira levizjeje edhe banuesve
Përgjigju