Qendra tregtare më e re në Ballkan City Mall, me investitor kryesor grupin më të madh të investimeve në Shqipëri, "Balfin Group" u hap zyrtarisht mbrëmjen 3 tetorit në Shkup, Maqedoni. Në ceremoninë e hapjes të Skopje City Mall, një qendër tregtare me sipërfaqe 37.000 m2, me 3 kate dyqanesh dhe 1200 vende parkimi nëntokë, ishte i pranishëm dhe kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski. Me 131 dyqanet, Skopje City Mall është Qendra Tregtare më e madhe në Maqedoni, duke sjellë markat më të mira e më të njohura të Evropës në rajon dhe duke zhvilluar më tej mjedisin për aktivitetet e shitjes me pakicë në Maqedoni.
Skopje City Mall është Qendra Tregtare e 3-të në rajon e "Balfin Shpk" dhe paraqet zgjerimin e vazhdueshëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë të kësaj kompanie. Vlerësimi i investimit total në këtë projekt, duke përfshirë edhe investimin e dyqaneve të pranishme, është 100 milionë euro dhe është ndërtuar në bashkëpunim me BERZH.
"Balfin Shpk" ka ndërtuar edhe QTU, qendra e parë e hapur në Shqipëri në 2005, dhe aktualisht është e dhënë me qira 100%. TEG (Tirana East Gate) është Qendra më e re tregtare në Shqipëri, e hapur në nëntor 2011, ka sjellë dyqane dhe rrjete të reja te shitjes me pakicë si Carrefour dhe Jumbo si dhe disa marka të suksesshme nga rajoni. Suksesi i vazhdueshëm i TEG, po e vendos Shqipërinë në hartën rajonale të markave ndërkombëtare. Gjatë ndërtimit, u krijuan mbi 1.000 vende pune dhe mbi 2.000 vende të reja pune do të krijohen gjatë veprimtarisë së saj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com