Trafik droge dhe riciklim parash, në hetim shqiptari pronar i dy lokaleve dhe një klubi nate në Itali

Trafik droge dhe riciklim parash, në hetim shqiptari pronar i dy lokaleve dhe një klubi nate në Itali

Një klan multietnik i cili merrej me trafikun e drogës dhe mashtrimin me vlera të mëdha është arritur të zbulohet në Itali. Zv/prokurorja e Perugia, Manuela Comodi ka firmosur 5 urdhërreste ndaj 3 burrave dhe 2 grave rezidente në një provincë të Arezzos në Itali.

Në total janë 10 persona në hetim për ekzistencën e një organizate kriminale e cila ishte në gjëndje të lëvizte sasi të mëdha droge dhe të ardhurat më pas investoheshin në biznes.

Në qendër të hetimit është një shqiptar rezident në Umbertide, me dënime të mëparshme për drogë dhe tani në arrest shtëpie.

Sipas hetimeve, shqiptari ishte në krye të organizatës të cilën hetuesit ranë në gjurmë në momentin kur u arrestuan dy persona, një Italian dhe një shqiptar pasi iu kapën dy kilogramë kokainë dhe hashash dhe marihuanë vjeshtën e kaluar.

Sipas hetimeve të Guardia di Financa shqiptari kishte investuar paratë e drogës në dy bare në Citta di Castellooo dhe një në klub nate në Monterchi në provincën Arezzo.

Kompanitë që zotëronin aktivitetet, njëra prej të cilave ishte e vendosur në Umbertide, ishin të shtetasit shqiptar por ishin transferuar në mënyrë fiktive tek katër persona, edhe ata tashmë në hetim, një grua rumune dhe një shqiptare, përkatësisht banuese në qytetin e Castello dhe Umbertide dhe një çift italiane në provincën e Arezzo.

Procedimi penal vijon në kuadër të një hetim më të gjerë, të kryer në Perugia i cili vjeshtën e vitit të kaluar që çoi dhe në konfiskime të aseteve me vlerë mbi një milion euro, shkruan ANSA. 

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë