Inxhinieri i sëmurë, flasin Komisionerët
për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Inxhinieri i sëmurë, flasin Komisionerët<br />për Mbrojtjen nga Diskriminimi
TIRANE - Komisionerët pёr Mbrojtje nga Diskriminimi, ka reaguar menjëherë pas publikimit në “Shqiptarja.com” të historisë së 27 vjeçarit, ishte pushuar nga puna pasi vuante nga veshkat. Ata janë interesuar për historinë e G.H duke kërkuar ndjekjen e kësaj çështje për t’i ardhur në ndihmë familjes së 27 vjeçarit G.H që prej dy vitesh e gjysëm ka konstatuar se veshkat e tij nuk funksiononin.

Ai punonte në komunën e Vaqarrit si inxhinier, ndërsa tashmë merr vetëm një kemp prej 90 mijë lekësh të vjetra. Sipasë nënës së tij H.H. djali i saj është pushuar nga puna pasi ai vuante nga veshka. Nëna e 27 vjeçarit është shprehur se “Po presim për një transplant të veshkës së djalit.

I kanë bërë analizat, i ka dalë përputhshmëri me veshkën e të atit. Por mundësitë ekonomike nuk na kanë lejuar. Duam t’ja bëjmë transplantin jashtë sepe këtu nuk kam besim” tregon 55 vjeçarja”. G.H është larguar nga puna në datën 4 prill 2011. Ndërsa sipas kreut aktual të komunës së Vaqarrit,G.H është pushuar nga puna para se të vinte ai në krye të detyrës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013

 (Foto: Nëna e 27 vjeçarit të përjashtuar nga puna)
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin