Inxhinieri polka i naftës që u 
​ekzekutua në burgun e Tiranës

Inxhinieri polka i naftës që u <br />​ekzekutua në burgun e Tiranës<br>
Lindur më 14 10 1893 në Lvov, të Polonisë. Biri i profesorit të njohur Universitetit të Lvovit, Rudolf, nga Tiroli i Austrisë. Kryen shkollën e mesme në vendlindje dhe më 1914 regjistrohet në Universitetin e Jagelonjskit në Krakov. Nga viti 1915-1923 largohet nga vendi i pushtuar nga rusët.

Punësohet në fushën e kërkimit të naftës në Baku të Kaukazit, duke vijuar publikimet e studimeve. Zgjidhet anëtar i Komitetit Gjeologjik të Sindikatit Industrial Asneft. Zuberi kaloi një përvojë të madhe në kërkimin e naftës në Detin Kaspik, Kaukaz dhe Azerbaxhian.

Më 1927 shkon në Romë i ftuar nga prof. Puppini, në Shoqërinë AIPA (Azienda Italina Petroli Albania) ku pranon detyrën e studimit gjeologjik të zonave të Vlorës - Beratit - Elbasanit.

Shpikjet e prof. Zuberit në Shqipëri
Ingjinier Zuberi drejtoi kërkimin në zonat naftëmbajtëse të Kuçovës, Patosit e Devollit, duke ndërtuar kantiere dhe hapur puse të reja për kompaninë italo-shqiptare.

Prof. Zuberi bëri një revolucion në metodën e punës së kërkimit, duke përqëndruar dhe shtuar hapjen e puseve në zonën e ndërmjetme të kompleksit të dytë, në zonën e Devollit, që u quajt prej tij me emrin "Petrolia".

Ai i shtriu kërkimet e tij edhe në zonat e Patosit, Elbasanit, Belshit, Perëndisë dhe Kozarës së Beratit. Zuberi ndryshoi teknikën e nivelimit të trefishtë, me goditje, me të ashtuquajturën "Rotary".

Ing.  Zuberi ishte i pari që futi në përdorim metodën gjeofizike që dha rezultat në gjetjen e zonave naftëmbajtëse. Ai studioi rërën bituminoze dilte në sipërfaqe, për qëllime industriale, duke kryer shpime të cekta në fushën e Gjanicës dhe në Patos, por e ndërpreu më 1942 nga lufta.

Stanislav Zuberi vuri në shfrytëzim kryesisht vendburimet e mëdha të Kuçovës dhe Patosit. Vijoi kërkimin e naftës në gjithë territorin e Shqipërisë, Itali dhe Mal të Zi, duke kryer studime mbi gjeologjinë sipërfaqësore.

Ngriti Muzeun Gjeologjik të Naftës në Kuçovë. Dhe themeloi shoqërinë "Gjeologët Shqiptarë".

Mostrat dhe kampionet e nxjerra nga shkëmbinjtë e zonave të ndryshme i ekpozoi në këtë muze. Ing. Zuberi është autori i parë i Hartës Gjeologjike të Shqiperisë me shkallë 1: 200 000, epër shkencore që u shfrytëzua nga inxhinierët jugosllavë dhe rusë, nga ndryshimet politike në Shqipëri.

Gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore nga bombardimet e Aleatëve në Kuçovë, humbet gruan.

Ishte i pasionuar i ihtografisë duke bashkëpunuar në Institutin e Shkencavet me Sabiha Kasimatin me të cilën kishte miqësi të rrallë, dhe e vizitonte deri në vitet 1946-47. Inxhinieri polak e ndihmoi Kasimatin me teknikat dhe përvojën e tij, si autor i Muzeut të parë Gjeodezik në Kuçovë, ku kishte ekspozuar në akuariume edhe një koleksion me peshq të rrallë të Shqipërisë.

Muzeu i Zoologjisë i Institutit të Shkencave dhe pavioni i ihtografes Kasimati, përfitoi nga personaliteti universal, i Prof. Zuberit përposë shkencës së petrografisë. 

Veprimtaria shkencore
Mori pjesë në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare, ku paraqiti studime dhe kumtesa mbi gjeologjinë në Shqipëri. Drejtoi disa kongrese ndërkombëtare për naftën sidomos në Krakov të Polonisë, Baku të Azerbaxhanit, Paris, Romë, Bukuresht etj. Kërkimi i naftës dhe gazit në Shqipëri u mbështet gjatë shekullit XX, në metodat, veprën e hartat e prof. Zuberit mbi morfologjinë gjeologjike.

Vepra mbi Shqipërinë:
1- Stanislav Zuber: "Shënime rreth tektonikës dhe rreth evolucionit gjeologjik të rezervave metalifere shqiptare", shoqëruar me foto të autorit nga zonat minerare.

(Appunti sulla tettonica e sull' evoluzione geologica dei giacimenti metalliferi albanesi), Italgraf, Roma, 1940.

2 - L. Madalena, S. Zuber: "Mbi gjeologjinë e naftës shqiptare" shoqëruar me harta mbi vendnddhjet e naftës, Kuçovë, Devoll, Selenicë, dhe 26 zëra bibliografikë.

 (Sulla geologia dei petroli Albanesi), La rivista Italiana del petrolio, Roma, 1937.

Epilogu
Gjatë Luftës së Dytë nuk lëvizi nga Shqipëria. Një ditë nga bombardimet e Aleatëve humbet gruan.

Mbas vrasjes së Drejtorit të AIPA-s Tarasconi, arrestohet dhe merret në pyetje si i pandehur me akuzën për sabotim dhe për mos vënien në punë të distilerisë së naftës, më 17 qershor 1947. U hetua paralelisht me Ing. Riza Alizotin (16 qershor) dhe me Ing. Sulo Klosin (24 qershor).

Por nuk bën pjesë në shkresat e akuzës formale të Gjyqit të Deputetëve, datuar për të gjithë më 28 gusht 1947. Ky gjyq ku ai implikohet nga hetuesia e Sigurimit me ing. Riza Alizotin e Sulo Klosin, nisi botërisht në 4 shtator, pa praninë e tij. Data e ekzekutimit të Inxhinierit Zuber, në burgun e Tiranës nuk është e dokumentuar. 

Muzeu i tij në Kuçovë u profanua dhe u shndërrua në Sallë Argëtimi, dorëshkrimet e inxhinierit më të njohur polak u flakën dhe u grabitën. Në Shqipëri diskutimet racore kanë arritur apogjeun e tyre edhe në rastin e inxhinierit gjenial Zuber, ndërsa vepra e tij që është themelore për patriarkun e petrografisë, qëmtohet vetëm nga letrarët dhe disertacionet në universitetet italiane e polake ku Zuberi nuk ka qenë subjekt i sekuestrimit të veprës intelektuale si në Shqipëri.

dosier gazeta foto
Inxhinieri Stanislav Zuber, i cili dallohet në foto nga veshja e tij me kapelë dhe bastun. Në të majtë të tij drejtori i AIPA Tarasconi.

dosier gazeta foto
Inxhinieri Stanislav Zuber me grupin e inxhirievë italinë në Devoll


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

 

1 Antonio Lazzari è il secondo da sinistra. Zuber si riconosce per cappello e bastone, alla sua

sinistra l’ing. Tarasconi, Direttore dell’AIPA

 

2 Foto di gruppo nel Devoli. Antonio Lazzari è il primo a sinistra (qui ha poco meno di 40 anni).

L’uomo al centro, con un cappello grigio, è Stanislaë Zuber. Il secondo da destra: l’ing.

Andrea Tarasconi.

 

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike

Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike