Debatet për prishjen e teatrit kanë sjellë reagime të shumta, kështu inxhinierja Dëshira Mena gjatë bisedës në studion e Report Tv, u shpreh se godina e teatrit është tërësisht e degraduar. Inxhinierja Mena theksoi se janë një sërë faktorësh , të cilët kanë ndikuar në degradimin e godinës, e cila nuk qe ndërtuar për t’u bërë teatër. Po ashtu inxhinierja tha se ambienti i godinës nuk ka një nivel ndriçimi normal dhe se nevoja që ajo ka për instalimet elektrike është shumë e qartë.
Ne kemi një objekt, i cili është i gjallë, ka një aktivitet të tijin që funksionon në ato kushte. Ka një ngarkesë shumë të madhe të instalimeve, kushtet aty janë të vështira. Aty s’duhet të neglizhohen problemet teknike. Nga pikëpamja inxhinierike teatri është tërësisht i degraduar.
Kur ne themi garanci për godinën jo vetëm të qëndrojë në këmbë, por të mbahet dhe të funksionojë nga ana teknike. Sistemi i mbrojtjes nga zjarri është një sistem i koordinuar, që ka të bëjë me materialet e ndërtimit, sitemit mekanik, sistemin e deduktimit në rast zjarri, pra janë disa hallka që duhet të plotësohen, edhe ndërtesa duhet të certifikohet në bazë të kushteve.
Kjo mund të arrihet duke ngritur një grup pune, i cili duhet të vëzhgojë kushtet në të cilat ndodhet godina dhe ambientet teknike. Ambientet e godinës duhet të mirëfunksionojnë që të certifikohen. Në atë godinë nuk ka siguri. Po ashtu nuk ka një nivel normal ndriçimi. Nevoja që ajo ka për instalimet elektrike është shumë e qartë.
Dëshira Mena, inxhiniere
Pse godina e teatrit kombëtar ka degraduar?
Gjëja e parë është tek mirëmbjajtja e here pas hershme, e cila është kosto që duhet llogaritur që në fillim, përveç kësaj dhe pjesa e tranzicionit pas viteve 90 ka pas ndikimin e vet. Ajo godinë nuk ka qenë për t’u bërë teatër, këta faktorë kanë sjellë këtë gjendje sot. Jam njohur me projektin e ri nga afër dhe gjëja më pozitive e bashkëpunimit është se sjellin frymën pozitive të bashkëpunimit.
Bashkëpunimi mes strukturave inxhinierike është shumë pozitive. Projekti ri është diçka e mirë. Unë kam një shqetësim që nga pikëpamja inxhinierike ka një detaj, nëse një shfaqje teatrale dështon, publiku fishkëllen, por nëse një projekt dështon, ka një katastrofë. Unë dua që artistët të jenë më mendjehapur, ashtu siç janë kur japin shfaqje, të mos jenë aq strikt.
Komente









