Inzaghi refuzon Shqipërinë:
"Isha i interesuar, por..."! 

Inzaghi refuzon Shqipërinë:<br />"Isha i interesuar, por..."! 
Mediat italiane raportojnë se Filipo Inzagi i ka kthyer një përgjigje negative Shqipërisë sa i takon stolit të trajnerit kuq e zi.
 
Mësohet se “Pipo” ka qenë fillimisht i interesuar për kuqezinjtë, por duke parë se bisedimet nuk janë thelluar shumë, ka preferuar të kthejë përgjigje negative.
 
Raportohet se Inzagi as nuk e ka diskutuar me Venecian këtë opsion, duke qenë i ndërgjegjshëm se mundësia e një marrëveshje me Shqipërinë ishte shumë e vogël, falë predispozitave me të cilat paraqitej FSHF-ja.
 
Ndërkaq FSHF duhet të vihet tashmë në kërkim të emrave të tjerë, ndonëse preferencat e Dukës mbeten teknikët italianë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori