Iphone i ri 6s, a ja vlen ta
blejmë? A duhet përmirësuar? 

Iphone i ri 6s, a ja vlen ta<br />blejmë? A duhet përmirësuar? 
Fakti që IPhone i ri do të jetë në treg në shtator, dihet prej kohësh, por asnjëherë Apple nuk ka treguar për datën e saktë. Sipas tabloidit britanik “The independent” thuhet se iphone i ri do të jetë në treg më 25 shtator, ndërsa porositë për celularin mund të fillojnë që më 18 shtator.

Por cfarë do të ketë risi iphone 6S ? A janë këto karakteristika që ta justifikojnë vlerën monetare ?
Karakteristikat më të mëdha do të jetë, ekrani me prekje 3D. Në të vërtetë, teknologjia e “Linx” mund t’u lejojë të shtoni efekte 3D në fotot që i keni bërë me iPhone. Kjo mund të lejojë të ngrihen supozime se iphone i ardhshëm mund të vijë me “kamer të dyfishtë” ose më dy kamera nga mbrapa.

Do të ketë një procesor më të mirë
Zakonisht, Apple ka përmirësuar procesorët në çdo seri të telefonëve. Prandaj me shumë mundësi do të ketë një procesor më të mirë. Nuk është raportuar asgjë se çfarë përmirësimesh do të ketë, por “The independent” ka njoftuar se Apple zgjodhi kompaninë Samsung për të prodhuar çipin për telefonin e ri iPhone.

Cilësia e kamerës do të jetë më e mirë
Kamera pritet të përmirësohet ndjeshëm. Apple ka blerë për 20 milionë dollarë kompaninë “LinX”, teknologjia e të cilës mund të përdoret për të rritur cilësinë e fotove kur ato bëhen në kushte me pak ose aspak dritë.Kamera do të jetë 12 megapixel ndërsa të lejon që të bësh foto të lëvizëshme. 

Nuk do të ketë buton “home”
Është raportuar se Apple po punon për një dizajn të ri të telefonit të ardhshëm, që mund të eliminojë butonin “home”, buton që gjendet në fund të çdo celulari iPhone, në formë të rrumbullakët. Në vend të tij mund të ketë një “Touch ID” që mund t’u lejojë përdoruesve të hyjnë në celularine tyre përmes shenjave të gishtave. 

Në pjesën e jashtme ata duken kryesisht të njëjta, por 6s vjen me opsione të ndryshme duke ndryshuar edhe pjesën metalike të telefonit duke korrigjuar gabimin e përkuljes lehtësisht të smartphonit.

Çmimi
Edhe një herë Apple nuk ka bërë ende publik çmimin por mendohet të jetë i përafërt me cmimet e gjeneratës së telefonave të mëparshëm.

Redaksia online
(e.m/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes