Kompania e madhe e prodhimit e njohur në të gjithë botën “Apple” nuk ka të ndalur.

Ashtu si mund të kenë pritur shumë persona Apple do të prezantojë modelin më të ri të iPhone.

Në datën 10 shator do të prezantohet modeli më I ri për telefonat iPhone, pikërisht iPhone “5S”.

Lajmi është bërë i ditur në blogun teknologjik të Wall Street Journal, AllThingsD. Shtëpia e kompanisë gjigande Apple.

Kupertino natyrisht që nuk ka dhënë asnjë konfirmim se çfarë kostoje do të ketë ky prodhim i ri, të cilin do ta dëshironte gjithkush.

E vetmja gjë e sigurtë është fajkti se ky model i ri do të ketë sistemin operativ iO7, është thënë në deklaratën e fundit të Apple.

Pritet që iPhone 5s të ketë një paraqitje të afërt me atë të iPhone, por me një programim të ri dhe mjaft funksional.

Thuhet gjithashtu se do të ketë proceosrë më të shpejtë, një kamera më e modernizuar dhe ndoshta një skaner për shenjat e gishtave.

(b.t/shqiptarja.com)