BAGDAD - Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur, nga shpërthimi i një autobombe pranë një Kishe në Bagdad, në Irak.
 
Kjo referohet nga burime të sigurisë, duke shpjeguar se shpërthimi ndodhi në ditën e Krishtlindjes, menjëherë pas përfundimit të meshës që po zhvillohej në një kishë, në lagjen Doura, në jug të kryeqyteti.
 
Pak përpara këtij sulmi, një tjetër sulm ishte verifikuar në një treg, që ndodhet në zonën kristiane Athorien, ku humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 20 të tjerë.
 
Numri i të krishterëve në vend, gjatë viteve të fundit është ulur, si pasojë e dhunës së kryer ndaj tyre. Nga 1-1,5 milionë, që ishin më parë, në vitin 2003, tashmë janë vetëm 500 mijë.
 
Një nga sulmet më të përgjakshëm kundër Komunitetit kristian, është verifikuar ai i tetorit të vitit 2010-të, ku 44 besimtarë dhe dy priftërinj, humbën jetën gjatë një sulmi në Baghdad.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)