/ATSH-DPA/ - Shpërthimi i dy bombave në një treg në kryeqytetin irakian, Bagdad, shkaktoi vdekjen e të paktën 44 personave, njoftoi sot media irakiane.
"Rreth 70 të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit të këtyre bombave në tregun e al-Bab al-Sharqi, në qendër të Bagdadit", deklaroi grupi mediatik irakian "Sumaria News" duke cituar një zyrtar policie, i cili nuk pranoi të identifikohej.
Në numrin e viktimave përfshiheshin edhe personeli i sigurisë në këtë treg.
Askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.
/Shqiptarja.com