Presidenti irakian, Fuad Masum ngarkoi sot zyrtarisht eksponentin shiit, Haidar al Abadi për formimin e qeverisë së re irakiane, njoftoi televizioni, Al Jazeera. Ndërkohë, SHBA-ja përgëzoi al Abadin dhe i kërkoi formimin, sa më shpejt të jetë e mundur, të qeverisë së re. "Shtetet e Bashkuara të Ameerikës janë të gatshme për të mbështetur një qeveri të re dhe gjithëpërfshirëse irakiane, sidomos në betejën e saj kundër ISIS-it", konfirmoi Brett Mcgurk, diplomat i Deptartamentit amerikan të Shtetit, i ngarkuar për Irakun./ATSH/
/Shqiptarja.com











