Sulmet ajrore në mbështetje të forcave irakiane për të rimarrë digën më të madhe të Irakut kanë për qëllim mbrojtjen e interesave amerikane atje. Kështu e ka cilësuar presidenti amerikan, Barack Obama sulmin e një dite më parë në Mosul.
 
“Dështimi i sulmeve të ndërmarra në Irak mund ta vërë personelin e SHBA-së, përfshirë ambasadën amerikane në Bagdad, në rrezik”, paralajmëroi Obama në një letër drejtuar Kongresit amerikan.
 
Luftimet vijnë pasi SHBA nisi sulmet ajrore në ndihmë të forcave kurde në Irak, të cilët thonë se kanë marrë gati nën kontroll të plotë digën. Nëse rimarrja e digës së Mosulit konfirmohet, ai do të jetë rikthimi më i madh që kur shteti islamik i ISIS filloi sulmet në vend.
 
Një ditë më parë, ushtria amerikanë ka kryer 14 sulme, duke dëmtuar 19 automjete të militantëve ekstremistë si dhe një pikë kontrolli të digës.

Redaksia Online
(b.b/e.s/shqiptarja.com)