Irak, beteja finale në Mosul, kreu i
ISIS Al Bagdat ndodhet në qytet

Irak, beteja finale në Mosul, kreu i<br />ISIS Al Bagdat ndodhet në qytet
Ushtria irakiane ka hyrë në Mosul për herë të parë në më shumë se dy vjet, në fillim të një beteje e cila mund të përfundojë me një humbje vendimtare për ISIS-in.

Rëndësia e luftës për Mosulin do të jetë shumë e madhe për grupin terrorist sepse lideri tij i vetë-shpallur, Abu Bakr al-Baghdadi, besohet të jetë ende në qytet.Sipas trupave irakene kjo beteje do të jetë një varrezë për ushtarët e kalifatit.

Një zyrtar i lartë kurd ka thënë për “The Independent” se qeveria e tij kishte informacione nga burime të shumta se “Baghdadi është atje dhe në qoftë se ai është vrarë, kjo do të thotë kolaps për të gjithë sistemin e grupit terrorist.

“ISIS do të duhet të zgjedhe një lider të ri në mes të betejës, por pasardhësi nuk do të ketë autoritetin dhe prestigjin e Baghdad, udhëheqësi që befasoi botën duke krijuar kalifatin pas marrjes së Mosulit në qershor të 2014-ës.

Ndërkohë OKB jep alarmin  se më shumë se 1 milionë civilë janë në rrezik të madh, jo vetëm sepse shumë prej tyre janë të detyruara të largohen nga shtëpitë e tyre por edhe sepse po përdoren si mburoja nga ushtarët e ISIS.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin