Nga beteja për Kobanin në kufi me Sirinë, e gjithë vëmendja e luftës kundër shtetit islamik tashmë është përqëndruar në riamrrjen e qytetit strategjik Sinjar, pak ditë pasi u thye rrethimi i malit, ku mbaheshin bllokuar qindra pakica yazidi.
Sipas burimeve vendase, luftëtarët kurdë në Irak kanë depërtuar më thellë në qytetin Sinjar, ndonëse po përballen me një rezistencë të ashpër nga ekstremistët e shtetit islamik që e kanë vënë nën kontroll që në muajin gusht.
Një video amatore e postuar në mediat sociale shfaq një përlshje të ashpër midis burrave dhe grave kurde pjesë e Njësisë së Mbrojtjes së Popullit dhe militantëve të shtetit islamik në qytet. Nga ana tjetër, militantët islamikë kanë nisur edhe përdorimin e snajperave duke vrarë të paktën 2 luftëtarë kurdë dhe plagosur rreth 25 të tjerë në luftimet e dy ditëve të fundit. Forcat kurde thonë se militantët e ISIS po përdorin edhe mjete të tjera.
Së fundmi, ata kanë nisur të djegur goma dhe naftë për të krijuar re tymi në mënyrë që të pengojnë sulmet ajrore të koalicionit të drejtuar nga SHBA, kundër objektivave të ISIS.
Në mbështetje të sulmeve ajrore amerikane, luftëtarëve kurdë dhe pakicave yazidi iu janë bashkuar edhe luftëtarë kurdë nga Siria dhe Turqia të cilët kanë depërtuar në Sinjar nga kalimi kufitar i Rabia në veri duke hapur të enjten e javës që kaloi një korridor të gjatë për kalimin e pakicave që mbaheshin blllokuar prej muajsh nga ekstremistët e ISIS.
Presidenti i rajonit kurd Masoud Barzani vizitoi malin Sinajr dhe u zotua për të rimarrë gjithë qytetin, e cila pritet t’i japë një fitore të madhe kurdëve të Irakut dhe qeverisë qendrore në Bagdad.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com