IRAK - Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry përshëndeti miratimin e parlamentit iraken nga qeveria e re e kryesuar nga Haider Al Abad.
Në qeverinë e re irakene u tejkaluan pengesat dhe ndasitë etnike dhe fetare duke miratuar një qeveri gjithëpërfshirëse. Parlamenti miratoi në postet ceremoniale të nënpresidentëve kryeministrin e fundit në detyrë, Nouri Al Malikin, ish-kryeministrin shiit Iyad Allawi dhe kryetarin e parlamentit Osama al Nujaifi, të tre këta rivalë politikë të Abad.
Ndërkaq, ky i fundit u zotua të përmirësojë marrëdhëniet e Bagdadit me kurdët e Irakut, të punojë për një program decentralizimi të pushtetit dhe rindërtimin e ushtrisë irakene.
Nesër, presidenti amerikan Barack Obama pritet të nxjerrë detaje të strategjisë së përbashkët në luftë kundër ISIS. Ndonëse një qeveri uniteti që ka marrë pëlqimin edhe të SHBA-ve, theksohet se qeveria e re irakene përballet me kriza të shumta duke përfshirë këtu konfiskimin e zonave sunite myslimane nga ekstremistët e ISIS dhe grupe të tjera të armatosura.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com