BAGDAD- Të paktën 60 persona mbetën të vdekur në një varrim në Sadr, distrikt i Bagdadit. Një çadër ku ishin mbledhur vajtuesit u godit nga dy shpërthime, njëri prej të cilave me kamikazë në makinë.
Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje bashkë me zjarrfikësit dhe ambulancat, pati një tjetër shpërthim.
Zyrtarët raportuan se midis të vdekurve kishte edhe gra me fëmijë, dhe se më shumë se 120 njerëz ishin plagosur nga shpërthimet.
Shpërthimet i vunë zjarrin tendave dhe makinave aty afër, ndërsa dëshmitarët e ngjarjes e përshkruanin situatën si “një ferr i vërtetë”.
Javët e fundit, forcat irakene të sigurimit kanë arrestuar qindra pjestarë të Al Qaeda-s në dhe përreth Bagdadit si pjesë e fushatës të cilën qeveria e udhëhequr nga Shia-t e quan “hakmarrje për martirët”.
Por operacionet, të cilat kanë ndodhur kryesisht në distriktet e komunitetit Sunni, i kanë zemëruar këta të fundit dhe si rrjedhojë dështuan përpjekjet për të ndaluar dhunën.
Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com