Ushtria irakene, militantët shiitë dhe Peshmerga kurde kanë bashkuar forcat në përpjekje për të çliruar qytetin Amerli në Irakun verior. Rreth 15 mijë pakica turke në Amerli kanë qenë të rrethuar nga shteti islamik i ISIS për rreth 2 muaj.
 
Ky aksion vjen pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për të ndalur një tjetër masakër në këtë qytet. BBC bën të ditur se forcat e armatosura po përgatisin një sulm në 2 fronte në një zonë kurde në veri të Irakut, ku në perëndim do të jenë luftëtarët kurdë, ndërsa ushtria irakene me forcat shiite do të ndërhyjnë në Amerli nga jugu.
 
Mësohet se operacioni do të ketë 2 objektiva: thyerjen e rrethimin të Amerli-së dhe rihapjen e rrugës kryesore që të çon në Bagdad, e cila është aktualisht e bllokuar nga forcat e Shtetit Islamik.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)