Irak,ripushtimi i Mosuli, hakmerret
ISIS sulmon godina qeveritare
 

Irak,ripushtimi i Mosuli, hakmerret<br />ISIS sulmon godina qeveritare<br /> 
Ndërsa luftimet për të marrë qendrën e dytë më të madhe të Irakut vijojnë, forcat e shtetit islamik kanë sulmuar  ndërtesa qeveritare dhe një qendër elektrike në Kirkuk duke vrarë të paktën 17 civilë.

Shpërthimi u realizua nga persona që ishin të armatosur me eksploziv. Mediat irakiane kanë bërë të ditur se kamikazët kanë sulmuar stacionin policor dhe një termocentral.

Sipas të përditshmeve numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh  ndërsa transmetohen pamje të rënda të të plagosurve në rrugë.  Atentate ka patur edhe në pjesë të tjera të vendit ndërsa shteti islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve.

Shteti islamik po sulmon Kirkuk me synimin për të tërhequr vëmendjen e koalicionit nga Mosuli. Sipas burimeve më shumë se 50 xhihaditë kanë suolmuar qytetin ndërsa 40 prej tyre janë vrarë. Të gjitha rrugët janë mbyllur dhe militantët kanë marrë peng disa persona në një xhami.

Drejt qytetit janë nisur ushtarë të koalicionit me qëllimin për të larguar xhihadistët.

Prej ditësh forcat irakene të mbështetur nga trupat peshmerga dhe koalicioni ndërkombëtarë po luftojnë me forcat e ISIS për të rimarrë Mosulin një nga qytetet më të mëdha të Irakut çka mund t’i japë fund betejës me forcat e shtetit islamik.

Sot është shënuar dita e 5 e ofensivës irakiane e mbështetur nga forvat ndërkomëbtare, të gjithë në një mision për të cliruar Mosulin.Ndërsa OKB bën me dije se më shumë se 550 familje po përdoren nga shteti islamik  si mburoja

 
 



 

[gallery]19223[/gallery]

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësisishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësisishme ta konsumoni