BAGDAD- Gjashtë autobomba shpërthyen në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, duke lënë të vdekur 37 persona.
Bombat ishin vendosur në makina të parkuara në rrugët e mbushura nga këmbësorët dhe shpërthyen përgjatë një harku kohor prej 30 minutash. Këto shpërthime ndodhën kryesisht në zonat ku banojnë besimtarët Shia.
Zakonisht janë militantët Sunni ata të cilët akuzohen për këto sulme që kanë në shënjestër zona të banuara nga Shia-t.
Qindra persona kanë vdekur në Irak këtë muaj për shkak të besimit fetar. Kjo dhunë fetare ka shënuar numrin më të madh të të vdekurve që prej vitit 2008.
Të paktën 1 mijë persona kanë humbur jetën dhe 2 mijë të tjerë të plagosur vetëm gjatë muajit shtator, raporton BE.
Qeveria e drejtuar nga Shia-t është akuzuar se nuk ka marrë masa për ankesat e Minoritetit Arab Sunni, ankesa që përfshijnë edhe abuzimet nga forcat e sigurimit.
Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com