IRAK - Në pjesën veriore të kryeqytetit irakian, raportohet se kanë shpërthyer një sërë makinash bombë, ku si pasojë kanë vdekur 29 persona dhe më shumë se 80 të tjerë janë të plagosur.

Një zyrtar i qeverisë irakiane tha se shpërthimet e së premtes goditën edhe një treg në një lagje të Bagdatit ku jetojnë besimtarë shia.

Një orë më vonë, nga dy shpërthime të tjera me makinë bombë u vranë 13 persona në Hilla, 100 km në jug të Bagdadit.

Kryengritësit suni të lidhura me al-Kaidën janë fajësuar për shumicën e dhunës së fundit në të gjithë Irakun.

Por deri tani asnjë grup nuk ka marre përsipër përgjegjësinë e sulmeve te përgjakshme, te cilat janë shtuar ne Irak, që nga fillimi i vitit.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)