KIRKUK - Të paktën 20 të vdekur dhe 65 të plagosur në shpërthimin e tre veturave bombë në qytetin e Kirkuk, në veri të Irakut, njoftoi policia.
Dy nga tre veturat bombë shpërthyen pranë godinave në ndërtim që përdoren nga forcat e sigurisë si pika vëzhgimi dhe atentati i tretë ndodhi në të hyrë të një tregu.
Këto atentate ndodhën atëherë kur forcat irakiane dhe kurde përpiqen çdo ditë të shtyjnë ofensivën sunite që drejtohet nga xhihadistët e grupit ultra radikal të Shtetit Islamik që kanë marrë nën kontroll pjesë të gjera të territorit irakian që prej fillimit të korrikut.
Duke përfituar nga tërheqja e ushtrisë irakiane përball përparimit të kryengritësve sunitë në ditët e para të ofensivës së tyre, forcat kurde morrën më 12 korrik kontrollin e Kirkukut, një territor naftëmbajtës i ndarë me Bagdadin./ATSH/