BAGDAD - Një kamikaz shkaktoi sot vdekjen e 21 ushtarëve që luftonin kundër grupit të Shtetit Islamik duke shpërthyer ngarkesën që mbanin, sipas zyrtarëve.
Sulmi, që shkaktoi 48 të plagosur, ndodhi pranë një baze ushtarake në zonën Madaën, në jug të Bagdadit, ku anëtarët e milicisë anti-xhihadiste Sahwa ishin mbledhur për të marrë pagat e tyre.
Sulmi nuk u mor përsipër nga ndonjë grup, por atentatet kamikaze kryehen kryesisht nga xhihadistët sunitë, veçanërisht grupi i Shtetit Islamik./ATSH/