Sulm me raketa pranë ambasadës amerikane në Bagdad!

Sulm me raketa pranë ambasadës amerikane në Bagdad!

BAGDAD- Dy raketa janë lëshuar në një bazë amerikane dhe në afërsi të ambasadës amerikane në Bagdad. Një prej dy raketave u lëshua në rrugën që të çon në ambasadën amerikane, në zonën e gjelbër të Bagdadit.

Ambasada amerikane, e cila ndodhet në "zonën e gjelbër" të Bagdadit , ishte në shënjestër të raketës, e cila goditi rrugën përpara godinës së saj. Një tjetër raketë dyshohet se është hedhur në drejtim të një baze amerikane, asaj të Baladës, 64 km në veri të Bagdadit. Raketa goditi një shtëpi duke shkaktuar pesë të plagosur.

Ambasada amerikane në Irak është e vendosur në të ashtuquajturën "zonë e gjelbër" , pjesa  e kontrolluar e Bagdadit ku lëvizin dhe banojnë shumë qytetarë perëndimorë, dhe ku gjenden zyrat kryesore diplomatike. Edhe zyrat e qeverisë irakiane janë të vendosura në të njëjtën zonë. Sipas raportimeve nga burime të sigurisë irakiane në Sky News, dy raketa Katyusha kanë goditur zonën pranë ambasadës amerikane në Bagdad dhe një bazë amerikane.

Sipas informacionit të parë, nuk ka asnjë dëmtim të raportuar në ndërtesën e ambasadës amerikane.


Lajmi kryesor:

3 raketa bazës amerikane në Bagdad, 2 pranë ambasadës, vrasja e komandantit pro-iranian të milicisë! Thirrjet në funeral: Vdekje Amerikës (VD)


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?