
Foto: António Guterres
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka deklaruar se është i tronditur nga raportimet për dhunë dhe përdorim të tepruar të forcës nga autoritetet iraniane ndaj protestuesve në disa zona të Republikës Islamike të Iranit, çka ka sjellë dhjetëra viktima dhe shumë më tepër të plagosur ditët e fundit.
“Të gjithë iranianët duhet të jenë në gjendje t’i shprehin kërkesat e tyre në mënyrë paqësore dhe pa frikë. E drejta e lirisë së shprehjes, e organizimit dhe e tubimit paqësor, ashtu siç garantohet nga e drejta ndërkombëtare, duhet të respektohet dhe të mbrohet plotësisht”, thekson Guterres.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u bëri thirrje autoriteteve iraniane të tregojnë vetëpërmbajtjen maksimale dhe të përmbahen nga përdorimi i panevojshëm ose joproporcional i forcës.
Ai gjithashtu bën thirrje për ndërmarrjen e masave “që do të mundësonin aksesin në informacion brenda vendit, përfshirë rivendosjen e komunikimeve”.
Lajmi kryesor:
'Pirgje trupash para morgjeve', revolta në Iran, 538 të vrarë nga protestat dhe 11 mijë të arrestuar! Protestuesit: Po na vrasin të gjithëve (VIDEO)










