Pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani dje, sot një sulm i ri ajror amerikan në Irak, në veri të kryeqytetit Bagdad, vrau një komandant të Forcave të Mobilizimit Popullor (Hashd al Shaabi). Lajmi u raportua nga televizioni shtetëror irakian, pas sulmit i cili i kushtoi jetën udhëheqësit të formacionit pro-iranian. Televizioni iraken nuk specifikoi identitetin e komandantit viktimë të sulmit, duke raportuar vetëm për "të vdekur dhe të plagosur".
Por sipas transmetuesit iranian Press TV, komandanti i vrarë ishte Shibl al Zaidi, drejtuesi i Brigadave Imam Ali Aliu, një milici që është pjesë e Njësive Popullore të Mobilizimit (PMU) të lidhur me Iranin. Gjithashtu u raportua edhe vrasja e vëllait të tij dhe pesë truprojave.
Ndërkohë, burimet zyrtare irakene e kanë mohuar lajmin.
Pas vrasjes dje të gjeneral Qassem Soleimani, ambasadori iranian në OKB Takht Ravanchi, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres shkruan se "vrasja e gjeneralit Qassem Soleimani është një shembull i qartë i terrorizmit shtetëror dhe, si një veprim kriminal, që përbën një shkelje serioze të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ato të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë bëhet e ditur se funerali i gjeneralit iranian të vrarë dje nga SHBA ka nisur të mbahet në Bagdad dhe në dy qytetet e shenjta shiite të Najaf dhe Kerbala dhe më pas do të transferohet në Iran.
Mijëra Irakienë po marrin pjesë në Bagdad në funeralin e Qassem Soleimanit duke brohoritur parulla të tilla si "Vdekja për Amerikën".
Sipas transmetuesit 'Press Tv', trupi i gjeneralit po shoqërohet edhe nga trupat e dy bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë të cilët cilët gjithashtu mbetën të vrarë gjatë sulmit të SHBA.
"Vrasja e Soleimanit shpëtoi shumë jetë". Me këto fjalë Presidenti amerikan Donald Trump motivoi sulmin e djeshëm dhe vrasjen e gjeneralit Soleimani që ai urdhëroi.
"Mbrëmë ne vepruam për të ndaluar një luftë, jo për ta filluar atë. Unë kam respekt të thellë për popullin iranian, ata janë njerëz të jashtëzakonshëm me një trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore dhe potencial të pakufizuar. Ne nuk kërkojmë ndryshimin e regjimit, por agresioni i regjimi iranian në rajon, përfshirë përdorimin e luftëtarëve për të destabilizuar fqinjët e tij, duhet të përfundojë tani ".
“Gjenerali po planifikonte sulme ndaj diplomatëve amerikanë dhe personelit ushtarak", tha Trump, duke siguruar që Uashingtoni është i gatshëm të përballet me çdo përgjigje ushtarake nga Irani.
Soleimani, 62 vjeç, konsiderohej njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Khamenei. Ai ishte një nga figurat më me ndikim të teokracisë shiite, një ikonë e Revolucionit dhe një simbol i rezistencës ndaj katër dekadave të tensioneve diplomatike me Shtetet e Bashkuara.
BAGDAD- Dy raketa janë lëshuar në një bazë amerikane dhe në afërsi të ambasadës amerikane në Bagdad. Një prej dy raketave u lëshua në rrugën që të çon në ambasadën amerikane, në zonën e gjelbër të Bagdadit.
Ambasada amerikane, e cila ndodhet në "zonën e gjelbër" të Bagdadit , ishte në shënjestër të raketës, e cila goditi rrugën përpara godinës së saj. Një tjetër raketë dyshohet se është hedhur në drejtim të një baze amerikane, asaj të Baladës, 64 km në veri të Bagdadit. Raketa goditi një shtëpi duke shkaktuar pesë të plagosur.
Ambasada amerikane në Irak është e vendosur në të ashtuquajturën "zonë e gjelbër" , pjesa e kontrolluar e Bagdadit ku lëvizin dhe banojnë shumë qytetarë perëndimorë, dhe ku gjenden zyrat kryesore diplomatike. Edhe zyrat e qeverisë irakiane janë të vendosura në të njëjtën zonë. Sipas raportimeve nga burime të sigurisë irakiane në Sky News, dy raketa Katyusha kanë goditur zonën pranë ambasadës amerikane në Bagdad dhe një bazë amerikane.
Sipas informacionit të parë, nuk ka asnjë dëmtim të raportuar në ndërtesën e ambasadës amerikane.
Presidenti francez Emmanuel Macron pas telefonatës me presidentin irakian tha se përshkallëzimi i situatës nuk është i pashmangshëm.
Presidenti francez Emmanuel Macron, pas telefonatës që pati me presidentin irakian tha se ‘përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme nuk është i pashmangshëm’ dhe iu bëri thirrje të gjithëve që janë të pranishëm në rajon, të respektojnë sovranitetin e Irakut, stabilitetin e rajonit dhe të përqendrohen në luftën kundër ISIS.
"Shkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme nuk është i pashmangshëm. Franca ka dy përparësi që unë i ndaj me të gjithë liderët e përfshirë dhe që jam në kontakt me ta, sovranitetin dhe sigurinë e Irakut, stabilitetin e rajonit si dhe luftën kundër terrorizmit të ISIS”.
Macron i bëri deklaratat pas bisedës telefonike me Presidentin e Irakut Barham Salih dhe Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Sheik Mohamed bin Zayed.
Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov gjatë një telefonate me Ministrin e Jashtëm iranian Javad Zarif shprehu ngushëllime në lidhje me vrasjen e Qasem Soleimani dhe tha se sulmi i SHBA shkelte ligjet ndërkombëtare.
Sot Lavrov pati dhe një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo. Ai i kërkoi atij që Uashingtonit "të braktisë metodat e paligjshme të dhunës për të arritur qëllimet e saj në arenën ndërkombëtare."
Prestigjozja amerikane CNN thotë se sipas një zyrtari amerikan të inteligjencës, 'ushtria amerikane nuk do të kryejë sulme të tjera kundër grupeve të mbështetura nga Irani në Irak apo vende të tjera, përveç nëse SHBA do të binin pre e sulmeve'.
Por për momentin po diskutohet brenda pentagonit dhe inteligjencës amerikane për të vlerësuar nëse Irani mund të përgatisë sulme hakmarrëse brenda ditëve të ardhshme apo mund të presë për disa kohë.
'Ka indikacione që Irani ka ngritur gatishmërinë e forcës së saj raketore balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi', tha zyrtari amerikan.
'SHBA- tha ai po kryejnë mbikëqyrje me anë të satelitëve dhe mjeteve të tjera për të përcaktuar sesa shpejt raketat e Iranit mund të jenë gati për të goditur'.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kritikoi mbështetjen e munguar të europianëve pas vrasjes së gjeneralit Iranian Soleimani nga ushtria amerikane.
Pompeo tha sot për televizionin Fox News, se aleatët europianë nuk ishin aq ndihmues sa kishte shpresuar ai.
Vrasja e Soleimanit në Irak u urdhërua nga presidenti Trump dhe u përshëndet nga republikanët dhe Izraeli kurse krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish perëndimore paralajmëruan shkallëzim të gjendjes në Lindjen e Afërt.
Pompeo tha për Fox News se i kishte telefonuar funksionarëve në disa vende për të folur mbi sulmin.
“I kam kaluar ditët e fundit duke folur me partnerët në rajon, duke i treguar çfarë po bënim dhe përse po e bënim, dhe përse kërkonim asistencën e tyre. Të gjithë ishin fantastikë. Pastaj, folëm më partnerët tanë në vende të tjera, të cilët nuk qenë po kaq të mirë. Për tu treguar i sinqertë, europianët nuk ka ndihmuan ashtu siç do të kishim dëshiruar”, është shprehur shefi i diplomacisë amerikane duke shtuar se “në veçanti britanikët, francezët dhe gjermanët duhet ta kuptojnë se ajo që bëmë, ajo që amerikanët bënë, ka shpëtuar jetë edhe në Europë”.
Në përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme nga qeveria italiane vjen thirrja për moderim nga kryeministri Giuseppe Conte dhe Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio.
Conte nga ‘Palazzo Chigi’ tha se nga palët në konflikt duhet dialog dhe sens përgjegjësie dhe se BE mund të luajë një rol themelor dhe të ofrojë një kontribut vendimtar për zgjidhjen e krizës.
Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha se "Përparësia jonë është të luftojmë ISIS dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë kujdes, të jetë i qartë dhe të shprehet pa hipokrizi”.
Qassem Soleimani, 62 vjeçari i vrarë dje nga predhat e ushtrisë amerikane ishte komanduar në krye të Forcave të Gardës Revolucionare të Iranit që nga viti 1998. Ai u bë njeriu që ridizenjoi skenarët gjeopolitikë të Lindjes së Mesme në favor të Iranit, aq sa shumë ish agjent të CIA-s e kishte quajtur atë "personin më të fuqishëm operacional në Lindjen e Mesme".
Vitin e kaluar, Presidenti amerikan Donald Trump, e përfshiu Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në listën e organizatave të huaja terroriste. Kjo ishte një lëvizje e paprecedent dhe shënoi herën e parë që Shtetet e Bashkuara përcaktuan zyrtarisht si terroriste ushtrinë e një vendi tjetër. Ekspertët thanë atëherë se vendimi do të rriste në një nivel më të lartë tensionet në marrëdhënien mes të dy vendeve.
Por, çfarë përfaqëson kjo njësi ushtarake?
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), e njohur ndryshe në Iran me emrin “Pasdaran”, u themelua në prill të vitit 1979, pak pas Revolucionit Islamik dhe rrëzimit nga pushteti të monarkut pro-perëndimor të Iranit, Mohammad Reza Shah Pahlavi.
Detyra themelore e IRGC-së, e përcaktuar nga Udhëheqësi Suprem Ayatollah Khomeini, është të mbrojë sistemin islamik të vendit dhe vlerat revolucionare.
“Në parim, shteti iranian mund të vetë-reformohet përtej limiteve të parashikuara nga revolucioni, megjithë parashikimet e shumta kushtetuese që Khomeini ka përcaktuar, për të vendosur mbikqyrjen e klerikëve mbi qeverisjen e zgjedhur”, thotë Brad Patty, ish-këshilltar dhe analist i ushtrisë amerikane. “Në praktikë, Garda ekizston për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë kurrë. Popullsia e Iranit mund ta dëshirojë këtë gjë, por ata janë të destinuar të jetojnë nën terrorin e Gardës”.
Struktura e Gardës
Të premten, IRGC-ja është shndërruar në një lojtar kryesor ushtarak, politik dhe ekonomik në Iran. Anëtarësia e saj vlerësohet në 150 mijë ushtarakë, me njësi tokësore, detare dhe ajrore. Garda mbikqyr edhe programet e raketave balistike dhe programet bërthamore të Iranit.
Nga pikëpamja organizative, IRGC-ja është nën Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes. Por, ushtria mbetet vartëse e Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, ndërkohë që autoritetet civile nuk ushtrojnë ndonjë kontroll real, sipas organizatës për politikat ndërkombëtare Projekti për Përballjen me Ekstremizmin.
Brenda vendit, Garda komandon edhe Forcat e Rezistencës Basij, një grup fetar vullnetarësh, që shpreh mbështetjen popullore për regjimin dhe shtyp disidencën vendase. Kjo njësi paraushtarake monitoron zbatimin e rregullave strikte të vendit. Ata arrestojnë p.sh. gratë që shkelin kodet e veshjes të përcaktuara nga regjimi dhe kryejnë bastisje të festave të stilit pro-perëndimor ku mund të jetë shërbyer alkool.
Në vende të tjera, Garda përdor njësinë e saj të errët Forcat Quds, që udhëhiqeshin nga Gjeneral Major Qassem Soleimani, si dhe milicitë shiite, siç është organizata Hezbollah në Liban, për të shtrirë influencën në mbarë Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
Aktivistët dhe lidhjet ndërkombëtare
Forcat elitë Quds u krijuan gjatë Luftës Iran-Irak, në vitin 1980 dhe kanë një personel prej rreth 15 mijë vetash.
Ky grup është përfshirë në konfliktet e Lindjes së Mesme prej dekadash, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose duke ofruar mbështetje për milicitë dhe qeveritë pro-iraniane, në veçanti në Liban, Siri, Irak, Jemen, si dhe në territoret palestineze dhe në Afganistan.
Rishtazi, Forcat Quds ishin vendimtare në luftën civile siriane, duke i dhënë mbështetje Presidentit Bashar al-Assad, në përballje me rebelët.
Në Irak, ky grup luajti një rol kyç duke ndihmuar qeverinë e dominuar nga shiitët në luftën kundër ISIS-it dhe duke sabotuar projektin kurd për pavarësi.
Forcat Quds mendohet se gjithashtu mbajnë gjallë përpjekjen e rebelëve huthi që luftojnë kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Jemen.
Sanksionet ndërkombëtare
Shtetet e Bashkuara i përcaktuan Forcat Quds mbështetëse të terrorizmit që në vitin 2007. Një veprim të ngjashëm ndërmori Kanadaja në vitin 2012. Arabia Saudite dhe Bahreini, dy vende fqinje rivale të Iranit, e përcatuan Gardën entitet terrorist në vitin 2018.
Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shmangur shpalljen e Gardës entitet terrorist, por kanë futur në listat e zeza individët kryesorë të kësaj force, ndër ta edhe ish udhëheqësin Qassem Soleimani.
Përveç Bagdadit, në Iranin e shokuar nga vrasja e gjeneral Soleimanit po bëhen përgatitjet e fundit për tre funeralet që do të zhvillohen kurse në Lindjen e Mesme është shtuar frika e një lufte të re.
Në rrugët e Teheranit alternohen ndjenjat e hutimit dhe zemërimit, në pritje të ardhjes së trupit të gjeneralit. Pas mbërritjes në kryeqytet, trupi i tij do të transportohet në qytetin e shenjtë shiit të Mashhad, ku do të ketë një ceremoni funerali pranë varrit të imamit Reza.
Ushtria iraniane: Do të vendosim kohën e veprimit dhe vendin
“Amerikanët duhet ta dinë se hakmarrja e Iranit për vrasjen e komandantit të Kudsit Qassem Soleimani nuk do të jetë e nxituar dhe ne do të vendosim se ku dhe kur do të ndodhë përgjigja ndaj SHBA", - tha zëdhënësi i gjeneralit të Forcave të Armatosura të Iranit Abolfazl Shekarchi.
NATO pezullon misionet e trajnimit në Irak
NATO ndërkohë ka pezulluar misionet e saj të trainimit në Irak dhe koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA, që mbështet trupat Irakiene në luftën kundër ISIS, ka zvogëluar operacionet "për arsye sigurie".
Gjasat jane, por uroj te shmanget nje lufte ne shkall te gjere me LM. Per te miren e kombit iranian por edhe popujve te tjere ne rajon, lutem qe udheheqesit e Iranit te permbahen nga cdo veprim hakmarres. Nese jo, jam i bindur, do te paguajne nje cmim shume te larte. Askush sot nuk duhet te provokoje perballjen me SHBA ne fushebeteje, sepse thyen turinjet.
PërgjigjuUshtria iraniane eshte ushtria e leshit. Ata bejne mire ne qofte se e duan veten gjalle te vrasin me doren e tyre edhe nja dy-tre si puna ketij kulufit qe vrau USA.
PërgjigjuGjenerali famkeqe Qasem Soleimani ishte jo vetem organizator i terrorizmit me bote,por edhe tregtar armesh lidhur me tregtarin serb ishte ne vizite sekrete ne Beograd per nje sulm eventual ne vendin tone.Ne Iran njihet si njeri korruptuar dhe despot.
PërgjigjuShumë e vertet kjo...!