/ATSH-AFP/ - Forcat irakiane morrën sot kontrollin e plotë të qytetit strategjik të Baijit, që ndodhet pranë rafinerisë më të madhe të Irakut, pasi larguan xhihadistët e grupit Shteti Islamik (ISIS), sipas përgjegjësve.
Bëhet fjalë për një nga fitoret më të rralla dhe më të rëndësishme të forcave të armatosura në luftën e tyre kundër ISIS-it që prej përparimit të tyre të vetëtishëm në territoret irakiane në qershor, dhe që ka marrë teritore të gjera në veri të vendit, pra në lindje dhe perëndim të Bagdadit.
Baiji, që ishte jashtë kontrollit të ushtrisë prej disa muajsh, është strategjik pasi gjendet në rrugën kryesore mes Tikrit dhe Mosulit, dy qytet që janë nën kontrollin e ISIS-it.
Një kombandat, një gjeneral i ushtrisë si dhe një kolonel i policisë kanë konfirmuar marrjen e qytetit. Televizioni zyrtar "Iraqiya" njoftoi gjithashtu se Baiji është serëish nën kontrollin e qeverisë.