Irak,ushtria thyen bastionin e ISIS
në Mosul,xhihadistët në Europë?

Irak,ushtria thyen bastionin e ISIS<br />në Mosul,xhihadistët në Europë?
Forcat speciale irakene kanë thyer bastionin e ISIS dhe kanë hyrë në Mosul. Beteja në qytetin e dytë më të madh të Irakut konsiderohet si beteja finale me shtetin islamik. 

Lajmi u bë me dije nga gjenerali Wissam Araji i cili është në krye të forcave të trajnuara nga SHBA. Trupat ushtarake mbërritën përmes qytetit Gagjali.

Ndërkohë burime të tjera thonë se shteti islamik ka shkrumbuar qytetin antik të Anah, qytet në kufi me Sirinë. Sipas OKB ,në Mosul jetojnë rreth 1 milionë e gjysmë banorë të cilët janë rrethuar nga 3000 deri në 5000 xhihadistë. 

Madje më herët është raportuar se shumë banorë mes tyre dhe shumë fëmijë po përdoren si mburoja nga ushtarët e ISIS.
Por rënia e menjëhershme e Mosulit mund të sjellë pasoja për Europën,pasi drejt kontinentit mund të drejtohen shumë militantë të shtetit islamik.

Shefi i zyrës federale në Gjermani Hans-Georg Maassen u shpreh se nga njëra anë është e rëndësishme  marrja e qytetit nga forcat kurdo irakene por duhet vlerësuar mundësia që mbështetësit e Kalifatit mund të hyjnë në Europë dhe të ndërmarrin sulme të mundshme.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin