Iran 27 gardistë humbin jetën si pasojë e një sulmi kamikaz me makinë

Iran 27 gardistë humbin jetën si pasojë e një sulmi kamikaz me makinë

pamje nga venndi i ngjarjes

27 anëtarë të Gardës Revolucionare kanë mbetur të vdekur dhe rreth 13 të tjerë kanë mbetur të lënduar në një bombardim vetëvrasës në jug të vendit.

Sulmi ka ndodhur në provincën  e dytë më të madhe në Iran, Baluchistan dhe  Sistan. Sipas Trupave tëGardës Revolucionare Islamike (IRGC) theksuan se një mjet i ngarkuar me bombë ka shënjestruar një autobus që mbante personelin e Gardës Revolucionare.

Jaish al-Adi (Ushtria e Drejtësisë),  mori përgjegjësinë e sulmit, duke pranuar vrasjen e 27 anëtarëve

NUk ka pasuar akoma një deklaratë të autoriteteve dhe zyrtarëve por ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Javed  Zarif tij në Tëitter shkroi se "A nuk është rastësi që Irani të goditet nga terrori në ditën e ”Mbledhjes  të Varshavës”

Përfaqësuesit e disa shteteve arabe dhe perëndimore morën pjesë në një konferencë të organizuar nga SHBA-të I cila u mbajt në Varshavë në 13 shkurt. Në takim do të diskutohet për për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme, si dhe çështjet kritike si terrorizmin, zhvillimin e raketave dhe përhapjen e tyre.

Autoritetet shpallën një zi 3 ditore në vend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës