Iran, 2,7 milionë persona nuk dinë shkrim dhe këndim

Iran, 2,7 milionë persona nuk dinë shkrim dhe këndim

Foto ilustruese

Rreth 2.7 milionë persona në Iran nuk dinë shkrim e lexim, transmeton Anadolu Agency (AA). Zëvendës ministri i Edukimit dhe Arsimit, Ali Bakirzade në një deklaratë për Agjencinë laburiste të lajmeve të Iranit (ILNA) tha se 30 në çdo 100 persona në disa provinca të shtetit nuk dinë shkrim e lexim.

Në shtetin tonë rreth 2.7 milionë persona nga mosha 10 deri në 49 vjeç nuk dinë shkrim e lexim. Ndërkohë 1.8 milionë prej tyre përbëhen nga gratë”, thotë Bakirzade. Ai thotë se niveli i atyre që nuk dinë shkrim e lexim është përafërsisht i njëjtë si në qytete ashtu edhe në fshatra dhe se ky nivel është edhe më i keq në mesin e atyre me prejardhje të huaj. “Në disa provinca ky nivel është shumë më i lartë. Ashtu që në disa provinca më shumë se 30 për qind e popullsisë është e privuar nga njohja e shkrim-leximit.

Zëvendës ministri i Edukimit dhe Arsimit i Iranit, Ali Bakirzade

Ai thekson se shumica prej fëmijëve të moshës nën 17 vjeç, të cilët nuk shkojnë në shkollë, kanë prindër të cilët nuk dinë shkrim e lexim. Për këtë arsye ai thotë se është jetike njohja e shkrim-leximit nga prindërit. Sipas regjistrimit të vitit 2016 të Agjencisë së Statistikave të Iranit, popullsia e këtij vendi është 79.9 milionë banorë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë