IRAN - Rreth 40 gazetarë janë arrestuar nga agjentët e shërbimeve sekrete iraniane, pasi akuzohen për spiunazh dhe bashkëpunim me perëndimorët.
Agjentët e sigurisë iraniane kanë kryer kontrolle dhe kanë arrestuar disa gazetarë në redaksitë e shumë gazetave iraniane.
Sipas faqes së internetit “Kalem” që kundërshton qeverinë iraniane, thuhet se agjentë civile kanë kryer kontrolle dhe kanë kërcënuar disa gazetarë në vendet e tyre të punës.
Arrestimet janë bërë në disa redaksi të gazetave si "Shargh", "Bahar", "Etemad" dhe "Arman". Të gjitha këto gazeta të përditshme dhe njëra javore.
Ndër gazetarët e arrestuar dje, raporton Le Monde, spikat ajo e humoristit Pouria Alami dhe një analist i politikës Saba Azarpeyk.
Disa prej gazetarëve kanë qenë të arrestuar edhe më parë pasi janë akuzuar për artikujt e tyre kritikë ndaj regjimit ose për mbrojtjen e të drejtave të grave.
Në një deklaratë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se sipas informacione të sigurta që ata posedojnë disa gazetarë bashkëpunojnë me mediat perëndimore. Nga viti 2000 dhjetëra gazetarë janë arrestuat me akuzën e ofendimit ndaj autoriteteve iraniane.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com