Iran, gruaja maskohet si
burrë për të hyrë në stadium

Iran, gruaja maskohet si<br />burrë për të hyrë në stadium<br>
Në Iran femrat nuk lejohen të shkojnë në stadium dhe të shohin ndeshje futbolli. Por një grua e ka gjetur zgjidhjen dhe pasionin për futbollin e ka realizuar, edhe pse ka rrezikuar shumë. Zahra Khoshnavaz nuk është lejuar të shohë ndeshjet e futbollit të skuadrës iraniane pasi ajo është një femër, kështu që vendosi të shkonte duke u maskuar si burrë.

Ajo preu flokët, veshi rroba të gjera dhe mori një mjekër false dhe shkoi në stadiumin e Persepolis. Tifozja tashmë ka marrë pjesë në dy ndeshje e maskuar dhe thotë se ka planifikuar të shkojë përsëri, por e di shumë mirë se veprimi i saj mund të jetë fatal, sepse fotot e saj e maskuar janë shpërndarë pafundësisht në rrjetet sociale.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron