Iran/ Gruaja shtatzënë dënohet me vdekje, dogji foton e liderit islamik
Foto ilustruese të protestave
Autoritetet iraniane kanë dhënë dënimin me vdekje për një grua shtatzënë me origjinë kurde, e akuzuar se i vuri zjarrin një fotografie të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ruhollah Khomeini . Sipas mediave vendase, gruaja rrezikon një "ekzekutim të afërt". Nga ana e saj, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka bërë thirrje për "veprim urgjent" për të kundërshtuar vendimin. Në fillim të janarit, gjyqësori iranian dënoi me vdekje një djalë 18-vjeçar i akuzuar se kishte "drejtuar" trazirat në Iranin verior, në qytetin Nushahr.
Dënimi i ri kishte ardhur disa ditë pas atij të dhënë ndaj Mehdi Mohammadi Fard dhe Mohammad Boroghani, të rinj të moshës 18 dhe 19 vjeç të arrestuar në kuadër të protestave të vazhdueshme që kanë karakterizuar vendin që prej 17 shtatorit të kaluar, të cilat shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini, vajzës kurde 22-vjeçare e cila vdiq pasi u arrestua nga Policia e Moralit.
Policia për shkeljen e kodit të veshjes kërkon që gratë të mbajnë mbulesë. Më 9 janar, tre persona të tjerë u dënuan me akuzat për vrasjen e tre anëtarëve të forcave të sigurisë gjatë protestave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të individëve të dënuar me vdekje në lidhje me mobilizimin e dhunshëm në 17. Muajin e kaluar, Majidreza Rahnavard, 23 vjeç, u var në publik pasi u dënua nga një gjykatë në Mashhad (në Iranin verilindor) .
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
52.7%
-
Frikë se humbin
38.5%
-
Arsye të tjera
8.8%
Vota total: 296
Lajme të tjera
-
Raporti i DASH, një lexim i fakteve përtej dizinformimit nga opozita
21 Mars, 12:47
-
Raport i OKB: Është rritur prodhimi global i kokainës, grupet shqiptare rol të rëndësishme në treg! Shpërndajnë drogë në Evropë
16 Mars, 10:58
-
Kreu i OKB-së kërkon shkurtime urgjente të emetimeve: Planeti ynë është në udhëkrye, po shkojmë drejt një pike pa kthim
13 Mars, 17:11
-
Shtëpia e Bardhë mirëpret marrëveshjen Arabi Saudite-Iran të ndërmjetësuar nga Kina
11 Mars, 14:18
-
OKB: Afganistani, vendi më shtypës në botë ndaj të drejtave të grave! I kanë mbyllur në shtëpi
8 Mars, 18:36
-
Qeveria britanike i përgjigjet deklaratave të OKB-së: Plani për të dëbuar azilkërkuesit nuk shkel ligjet ndërkombëtare
8 Mars, 17:34
-
Plani britanik për dëbimin e emigrantëve, OKB: Shumë shqetësues, do penalizonte ata që kanë vërtetë nevojë për azil
8 Mars, 07:37
-
Shefi i OKB-së kritikon vendet e pasura: Po tregoheni grabitqarë ndaj shteteve të varfra
4 Mars, 16:18
-
Agjencia e OKB-së dhe Irani bisedojnë për bashkëpunimin bërthamor
4 Mars, 10:32
-
Mbretëria e Bashkuar: Rusisë i kanë mbaruar dronët luftarakë të prodhuar nga Irani
25 Shkurt, 15:19
-
Ministrja e Jashtme pas takimeve në OKB: Shqipëria do të vazhdojë të jetë tërësisht solidare me Ukrainën
25 Shkurt, 10:50
-
1 vit nga lufta në Ukrainë, Xhaçka në Këshillin e Sigurimit në OKB: Bota po vuan pasojat e agresionit rus, lufta duhet të marrë fund
24 Shkurt, 17:17