TEHERAN, 17 gusht /ATSH-AFP/ - Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei u shpreh sot se e ardhmja e marrëveshjes bërthamore nuk ishte e qartë, miratimi përfundimtar në Iran me
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas tij mbetej gjithmonë i pasigurt.
Ajatollahu Khamenei, përcaktuesi i fundit në dosjen bërthamore ka sulmuar sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuzën e depërtimit në Iran nëpërmjet marrëveshjes bërthamore.
E ardhmja e marrëveshjes nuk është e qartë, askush nuk ka dijeni nëse do të miratohet këtu apo në SHBA", u shpreh numri një i shtetit iranian para përfaqësuesve të botës myslimane duke vënë theksin se teksti duhet ende të bëhet i vlefshëm gjerësisht në Iran.
Marrëveshja e arritur në 14 korrik mes Iranit dhe gjashtë Fuqive të Mëdha (Britani e Madhe, Francë, Gjermani, Rusi, Kinë dhe SHBA) pas disa vitesh negociatash të vështira. Marrëveshja parashtron kufizimin e programit civil bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes graduale dhe të rikthyeshme të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj ekonomisë së tij që prej vitit 2006./
/v.b/












