Një mulla qortoi një vajzë në aeroportin e Teheranit sepse nuk kishte mbuluar kokën me shami, por e reja, aspak e trembur, iu afrua klerikut dhe i hoqi çallmën.
Më pas ajo e shpalosi çallmën dhe e vuri si shami, duke vazhduar të protestonte kundër mullahut dhe duke bërtitur me zemërim.
Videoja u postua në rrjetet sociale nga Masih Alinejad, një gazetare iraniane.
Komento