Iran, përplasje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve për mungesat e ujit

Iran, përplasje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve për mungesat e ujit

Prej më shumë se nëntë ditësh qytetarët iranian në provincën jugperëndimore të Khuzestan kanë vijuar protestat për shkak të mungesës së ujit.

Protestat janë shoqëruar me përleshje mes forcat të sigurisë dhe protestuesve, ku forcat e rendit kanë qëlluar me plumba ndaj protestuesve.

Mungesat në furnizimin me ujë të pijshëm kanë ndodhur në një nga rajonet më të nxehta të vendit, ku temperaturat mund të arrijnë 50 gradë Celsius.

Irani i ka quajtur "akuza të rreme" pretendimet se ka pasur goditje ndaj protestuesve.

Qeveria iraniane ia ka atribuuar mungesat në furnizimet me ujë të pijshëm ndryshimeve klimaterike.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

BERZH rendit 12 pengesat e Shqipërisë për rritje të qëndrueshme deri më 2030

BERZH rendit 12 pengesat e Shqipërisë për rritje të qëndrueshme deri më 2030