IRAN- Irani ka arrestuar katër persona të cilët u munduan të sabotonin një central bërthamor.
 
Sipas kryetarit të Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ai Akbar Salehi, aktiviteti i katër personave po monitorohej prej kohësh.
 
Z. Salehi tha se personat u kapën në flagrancë por nuk dha detaje për kombësinë apo identitetin e tyre.
 
Deklarata erdhi në një kohë kur Irani pritet të zgjidhë problemin bërthamor me Perëndimin mbi programin e saj nuklear.
 
Vetëm një javë më parë, presideni i Iranit Hassan Rouhani, foli në telefon me presidentin Barack Obama në lidhje me programin e saj nuklear.
 
Ajo ishte biseda e parë mes liderëve të Iranit dhe SHBA-së në më shumë se tre dekada.

Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)