Iran, protesta masive pas vrasjes nga policia të 22-vjeçares! Vajzat djegin hixhabin dhe presin flokët

Vrasja e një vajze iraniane nga policia, me motivin se e kishte vendosur keq hixhabin, një shami e detyeshme për gratë atje, ka shkaktuar zemëratë dhe protesta masive. Demonstratat u përqendruan në Teheran dhe në zonën e Kurdistanit, ku si pasojë e përleshjeve, pati 5 viktima. Dhjetëra gra marshuan pa shami dhe prenë flokët, në shenjë proteste ndaj policisë së Iranit, e cila dhunoi për vdekje pak ditë më parë 22-vjeçaren Mahsa Amini.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale janë parë disa njerëz duke gjuajtur me gurë dhe më pas duke ikur pas të shtënave me armë zjarri. Shefi i Policisë në Teheran, Hossein Rahimi, ka thënë se vdekja e gruas në komisariat ka qenë aksident “fatkeq”, që nuk dëshiron të përsëritet.

Vajza, banore në rajonin e Kurdistanit iranian, ishte me pushime me familjen e saj në Teheran, kur u ndalua nga policia me pretendimin se ishte veshur në mënyrë të papërshtatshme. Vajza u dërgua me një furgon në një komisariat pranë bulevardit Keshvarz në kryeqytet dhe për shkak të dhunës, ra në gjendje kome.

Skaneri i kokës tregoi fraktura të kokës, hemorragji dhe enjte në tru, duke vërtetuar pretendimin e familjarëve për dhunë.

Ershad, policia e moralit, është kthyer në fuqi në rrugë pas viteve të lirisë relative të garantuar nga qeveria e moderuar e Rouhanit. Së fundmi, Ministria për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit publikoi një dokument 119 faqesh të quajtur "Projekti Hixhab dhe Dlirësia", i cili përshkruan rregullore të reja kontrolli, duke përfshirë përdorimin e kamerave të vëzhgimit, për të monitoruar dhe gjobitur gratë pa shami apo për t'u dhënë atyre "mësime morali".

Kujtojmë se katër persona janë vrarë në Iran gjatë protestave mbi vdekjen e një gruaje 22-vjeçare, e cila humbi jetën pasi u arrestua nga policia nën dyshimet se ka thyer rregullat për veshjen e hixhabit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku miku: 20/09/2022 20:08

    Kto nuk jan per gjynaf,edhe refugjatet e Afganit kur erdhen ne Shqipni nuk e hjeken percen apo xhihabin,ashtu tu bahet edhe dun me shku ne Amerik!

    Përgjigju
  • Luljeta: 20/09/2022 14:15

    Nese ka ZOT .. nuk ka se si te kete nevoje per "PREDIKUES/NJEREZ KU TE GJITHE NJEREZIT JANE PA PERJASHTIM ME SHUME SE MEKATARE " qe te ruajne te tjeret e aq me teper femrat . Boll me keto marrezira te ruajtjes se MORALIT me dhune. Zoti eshte per te vendosur kufij me mendje dhe vetem me bindje dhe s'ka te beje fare me veshjen qe eshte krijim i njeriut dhe jo i zotit. Vetem Ai do te jete qe do ti gjykoje te gjithe ... Me vjen keq per grate vajzat sot, qe duket sikur e veshin me lirin e tyre te plote ...por qe po i hapin rrugen nje gjeje te frikeshme, te keqe qe duket se do te vije shpejt .. dhe qe pa dashje po shkelin mbi gjakun e atyre vajzave e femrave qe kane luftuar kunder padrejtesive.

    Përgjigju
    • GOLI: 20/09/2022 15:03

      LULJETA-EMER I BUKUR...POR SI TE LEJON NDERGJEGJA PER TE FUTUR HUNDËN NE KULTIN E ARABEVE...TE TERE FISET E BOTES I KULTIVOJNË TRADITAT E VETA,SIÇ DUKET EDHE ARABET BEJNE VAJTJE ARDHJE NE TRADITAT E VETA...PO TY Ç'TE BEN KRURJE NE RASTET E TYRE....MOS NDOSHTA JE NJE PREJ TE TILLAVE OSE HE HE ÇAPKENE ORI Ç'ME GJETI.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë