Dy gjyqtarë u vranë në një sulm jashtë Gjykatës së Lartë iraniane në Teheran, ndërsa një i tretë u plagos.
Viktimat janë Ali Razini dhe Mohammad Moghiseh, 68 dhe 71 vjeç dhe sipas mediave një tjetër gjyqtar mbeti i plagosur.
Raportohet se pas sulmit, autori, punonjës i Ministrisë së Drejtësisë është vetëvrarë. Viktimat kishin gjykuar raste të krimeve të sigurisë kombëtare, spiunazhit dhe terrorizmit.
Nuk është e qartë se cili ishte motivi, por autori nuk ishte i përfshirë në asnjë çështje që lidhet me Gjykatën e Lartë.
Njëri prej gjyqtarëve që u vra, ishte sanksionuar në vitin 2019 nga SHBA për gjykime të padrejta masive, gjatë të cilave akuzat kishin të pabaza dhe shumë prova ishin shpërfillur.