Video-ja e një gruaje nga Irani duke iu lutur autoriteteve të vendit të saj për të treguar mëshirë dhe për të liruar djalin e saj që rrezikohet të ekzekutohet është publikuar pak orë më parë në Instagram nga Angelina Jolie.
Aktorja e njohur, e cila ka shërbyer për vite me radhë si ambasadore në OKB , me këtë postim na kujton se situata në Iran me abuzimet me pushtetin nuk ka mbaruar, ndërsa gratë e vendit vazhdojnë luftën e tyre, sidomos pas ekzekutimit të Mahsa Amini .
I riu quhet Mohanmad Ghobadlou, është 22 vjeç dhe është një nga mijëra të arrestuarit që rrezikohet të ekzekutohet, pasi ka marrë pjesë në marshimet kundër regjimit totalitar. Më 2 janar, autoritetet njoftuan vendimin e tyre për ta dënuar atë. Ditët e kaluara kanë paralajmëruar edhe pesë ekzekutime të protestuesve.
Familjet e atyre që rrezikohen nga ekzekutimi dhe mbështetësit e tyre zhvilluan demonstrata jashtë burgut Raja'i Shahr më 8 dhe 9 janar, ku mbahen Mohammad Ghobadlou dhe një numër i të dënuarve të tjerë. Ankthi i familjeve shtohet nga fshehtësia e vazhdueshme e autoriteteve për përdorimin e dënimit me vdekje dhe refuzimi i tyre për të informuar familjet dhe avokatët para dënimeve dhe ekzekutimeve.
“Një nënë iraniane lutet në portat e burgut për të shpëtuar djalin e saj, 22-vjeçarin Mohammad Ghobadlou, i cili rrezikohet të ekzekutohet në Iran. Merrni një moment dhe dëgjoni dhimbjen në zërin e saj. Si nënë e fëmijëve të një moshe të ngjashme, mund të filloj vetëm të imagjinoj thellësinë e humbjes dhe dhimbjes që ndjejnë nënat e të rinjve që janë vrarë, rrahur apo burgosur që nga fillimi i protestave për gratë, jetën dhe lirinë. Për nënat - ju dëgjojmë. Ne nuk i harrojmë të dashurit tuaj trima, të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të tjerët dhe për Iranin”, shkruan aktorja në Instagram krahas video-s.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
34%
-
Jo
59.5%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 1024
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Tërhiqet' Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz
20 Mars, 18:56
-
Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, Rusia është pothuajse fituese
20 Mars, 17:42
-
Lufta/ Londra autorizon Uashingtonin të përdorë bazat britanike për sulmet në Gjirin Persik! Media: SHBA po dërgon 2.500 marinsa dhe edhe tre anije të tjera luftarake në Lindjen e Mesme
20 Mars, 08:24
-
Irani tentativë për vrasjen e zyrtarëve të SHBA? Washington Post: Dronë misteriozë u zbuluan mbi bazën ku jetojnë sekretarët amerikanë Rubio dhe Hegseth
19 Mars, 16:17
-
Sulmet e Iranit, vendet arabe njëzëri: Të pajustifikueshme, të ndalojnë menjëherë!
19 Mars, 08:33
-
Lufta/ Netanyahu: Do të pezullojmë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane! Plan i 6 vendeve për Hormuzin, përfshihet edhe Italia! U godit një F-35 amerikan, detyrohet të bëjë ulje emergjente
19 Mars, 07:25
-
Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran
18 Mars, 21:02
-
Jakin Marena: Berisha refuzoi rezolutën për Iranin në Kuvend, ‘flirt’ me ajatollahët?!
18 Mars, 20:24
-
Sulmet ku u vranë disa nga liderët kryesorë të Iranit, hakmerret Hezbollahu, lëshon breshëri raketash drejt Izraelit
18 Mars, 20:14
-
Prag katastrofe atomike? Teherani dhe Moska ngrenë alarmin: Sulm pranë centralit bërthamor Bushehr të Iranit
18 Mars, 15:31
-
Analisti i njohur paralajmëron rënien e Amerikës si superfuqi, Fareed Zakaria: Sulmi ndaj Iranit ishte një marrëzi, Kina dhe Rusia po përfitojnë!
18 Mars, 15:29
-
Analiza: Kush po e fiton luftën në Iran mes bindjes së Donald Trump, pikëpyetjeve të ekspertëve dhe realitetit të komplikuar në terren
18 Mars, 15:10