TEHERAN, 13 shtator /ATSH-AFP/ - Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif vlerësoi sot nismën e qeverisë amerikane për përgjegjshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore me Iranin kundër shkeljeve të mundshme të iniciuara nga Kongresi.
"Qeveria amerikane është bërë garante për zbatueshmërinë e marrëveshjes", deklaroi Zarif gjatë një konference shtypi në Teheran me homologun e tij brazilian, Mauro Vieira që ndodhet për vizitë në Iran.
"Për palën tonë, çdo masë e marrë nga Kongresi që është në kundërshtim të marrëveshjes bërthamore duhet të ndalet nga qeveria amerikane, u shpreh Zarif.
Presidenti Barack Obama mundi të mbledhë javën e kaluar një shifër mëse të mjaftueshme në Senat në mënyrë që Kongresi të mos pengonte marrëveshjen e arritur me Fuqitë e Mëdha (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi, Kinë dhe Gjermani) dhe Iranit me synim parandalimin e pajisjes me armë bërthamore./
/v.b/








