Iran/ Të akuzuar për korrupsion, gjykata speciale i dënon me vdekje

Iran/ Të akuzuar për korrupsion, gjykata speciale i dënon me vdekje

Foto ilustruese

Gjykata Speciale e Iranit ka dënuar me vdekje dy perosna me akuzën për krime ekonomike..

Kjo gjykatë është krijuar në muajin gusht me kërkesë të liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, i cili kërkoi të luftonte këto “krime” për t’u përballur me armiqtë e huaj.

Dy të dënuarit me vdekje janë cilësuar fajtorë nga gjykata për “korrupsion”, një vepër e cila është e sanksionuar në ligjet islamike të Iranit.

Tre dënime me vdekje për vepra penale të ngjashme u dhanë në muajin shtator, ndërkohë që zyrtarët akuzojnë SHBA dhe Izrael se po nxisin trazira, me anë të një lufte ekonomike për të destabilizuar Iranin.

Nga ana tjetër, edhe SHBA kanë vendosur sanksione për Iranin, si për naftën ashtu edhe për sektorin bankar dhe atë të transportit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat